Thyejnë kompjuterët në traget për të kaluar mallrat
27/10/2009 Arrestohen 2 shtetas për kontrabandë dhe dëmtim të pronës. Sherri, spekulativ
DURRES- Sektori i Luftës Kundër Krimit Ekonomik e Financiar në policinë e Durrësit ka bërë arrestimin në kushtet e flagrancës të dy shtetasve shqiptarë, të cilët u përpoqën të kalonin nga porti mall të padeklaruar. Bardhyl Nderca 43 vjeç i lindur në Shkodër dhe banues në Kashar të Tiranës është bllokuar sapo ka kaluar traun e portit në pikën dalëse numër 4 nga efektivat e antikontrabandës. Në automjetin e tij Volvo me targa TR 9178 P janë gjetur dhe më pas sekuestruar një sasi e konsideruar malli që është klasifikuar si mall kontrabandë.
“Marifeti”
Shtetasi Ndreca vetëm pak orë para se të arrestohej ishte përballur me policinë, pasi së bashku me Agim Sadikun, 52 vjeç, nga Tirana kishin ushtruar dhunë dhe kishin dëmtuar kompjuterët e lojërave të fatit në tragetin “Santa Maria”. Të dy këta persona, sipas policisë, kanë tentuar të tërheqin vëmendjen në njërën anë duke bërë sherr fillimisht me personelin e tragetit të linjës Bari-Durrës dhe më pas edhe me policinë. Kjo e fundit, përmes oficerëve të saj të Policisë Gjyqësore kanë vendosur hetim në gjendje të lirë për të dy këta shtetas, pasi dëmi i shkaktuar në kompjuterë nuk ka qenë i madh. Policia ka thënë se 500 mijë lekë është vlera e dëmit veç penalitetit që do të marrin të dy dëmtuesit në kushtet e zhdëmtimit. Pikërisht në kohën kur Ndreca ka menduar sa ka mbaruar punë me policinë ai është vënë nën përgjimin vizual të oficerëve të antikontrabandës, të cilët nuk i janë shqitur mjetit deri në dalje nga porti. Pikërisht sapo ka kaluar traun e portit të Durrësit mjeti i antikontrabandës e ka ndaluar për kontrollin fizik. Në Volvo janë gjetur materiale të reja në një sasi të konsideruar. Policia ka bërë të ditur se Bardhl Ndreca kishte kaluar pikën e doganës pa deklaruar 73 njësi qendrore kompjuteri, 15 skeda memorie kompjuteri, 16 rrota teli saldimi secila nga 10 kilogram që shërben për riparime të ndryshme në servise dhe sende të tjera. E gjithë kjo paketë mallrash ishte vendosur në kokën e automjetit duke mos krijuar dyshime tek agjentët doganorë. Ndreca thuhet se nuk e kishte të deklaruar mallin dhe kjo e ka vënë atë nën dyshimet e ushtrimit të trafikut të mallrave kontrabandë. Shërbimet e investigimit kanë mundur të zbulojnë se shtetasi Bardhyl Ndreca kishte marrë furnizim në shtetin fqinj dhe në linjë detare tentoi t’i kalonte pa paguar detyrimet doganore. Gjithnjë sipas pohimeve zyrtare që vinë nga policia Ndreca ka bërë të gjitha përpjekjet për të kaluar mallin në mënyrë “klandestine” për t’i shpëtuar detyrimit në vlerën 1.1 milion lekë. Madje ai ka shkuar deri atje saqë është nxitur për të bërë sherr në tragetin “Santa Maria” vetëm për të spekuluar me mallin në automjetin tip “Volvo”.
Kontrollet e tjera
Kapen telefona dhe aksesorë kontrabandë
DURRES- Për policinë, antikontrabandën dhe efektivat e doganës dita e djeshme ka qenë me “fat” pasi kanë mundur të bllokojnë në kohën e duhur mallrat e padeklaruar në hyrje. Pas sekuestrimit të mallrave kontrabandë të tentuar për të kaluar kontrollin nga shtetasi Bardhyl Ndreca, një tjetër shtetas ka bërë thuajse të njëjtin veprim. Edmond Shala 49 vjeç i lindur dhe banues në Tiranë është kapur në flagrancë me mallra kontrabandë në pikën e kalimit kufitar. Në makinën e tij me targa TR 1992 R janë gjetur të padeklaruara një sasi e konsideruar mallrash. Policia ka sekuestruar 32 aparate telefonike PHONE 3 G, 650 ushqyes telefoni, 380 copë kufje, 150 fisha USB për kompjuterë dhe një sasi të konsideruar disqesh. Të gjitha këto mallra nuk ishin deklaruar në kohën e duhur, ndërsa ka rezultuar pa sukses edhe përpjekja e shtetasit Edmond Shala për ta kaluar mallin pa paguar detyrimin ndaj doganës.