Bllokohen depot e naftës së ARMO-s
27/10/2009 Kompania pretendon se nuk është paralajmëruar. “Do ta ndjekim çështjen me rrugë gjyqësore”
Tatimet: S’ka autorizim të akcizës dhe matës në pikat e lëndëve të para
Bllokohen depot e nënprodukteve të naftës të kompanisë ARMO. Më konkretisht bëhet fjalë për bllokim të prodhimit në rafineritë e Fierit dhe Ballshit, si pasojë edhe puna në pontilin e Vlorës. Shkak është bërë një urdhër i Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj në Fier bazuar në ligjin për akcizat. “Tatimpaguesi “ARMO” sh.a nuk është i pajisur me autorizim si tatimpagues akcize si dhe nuk ka miratim të magazinave tatimore sipas kërkesave që përcakton ky ligj. Gjithashtu nuk ka plotësuar detyrimin ligjor si tatimpagues akcize për vendosjen e matësve në të gjitha pikat e hyrjes, përpunimit dhe daljes së lëndëve të para, prodhimit gjysmë të gatshëm dhe atij të gatshëm. Kërkesat e administratës tatimore për plotësimin e këtyre detyrimeve ligjore nga ana e këtij tatimpaguesi nuk janë marrë parasysh që prej dhjetorit 2008”, - ka sqaruar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Drejtuesit e ARMO-s kanë reaguar menjëherë ndaj vendimit. Sipas tyre nuk është bërë asnjë paralajmërim, ndaj çështja do të ndiqet në rrugë gjyqësore. “Ky ndalim ka ardhur pas asnjë paralajmërim paraprak pavarësisht se pronarët i kanë paguar shtetit 180 milionë euro dhe e blenë kompaninë pa dokumentacionet përkatëse. Ne duke shpresuar se këto dokumentacione do të plotësoheshin më pas vazhduam punën. Por kemi 7 muaj nën presion. Ne edhe sot kemi probleme me certifikata pronësie. Kompania nuk kishte certifikata mjedisore dhe ne i plotësuam. Më pas ne plotësuam dokumentacionin për akcizën, por shteti nuk po na i nxjerr dokumentet dhe po na vonon. Sot që ndodhi bllokimi total dëmi shkon 8 milionë euro. Ne do të ndjekim çështjen penalisht pasi ata që shkaktojnë dëm do ta paguajnë atë”, - ka deklaruar për mediat drejtori i rafinerisë së Fierit, Bledar Myrtaj. Sipas tij, që pas privatizimit të kompanisë ka vijuar plotësimi i dokumenteve muaj për muaj. Por sipas reagimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, kjo administratë nuk ka penguar pajisje e asnjë tatimpaguesi të akcizës me autorizimet përkatëse vetëm nëse ato janë të paplotësuara me të gjitha të dhënat dhe elementët që përcakton ligji “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”. “Tatimpaguesi në fjalë prej shumë kohësh vazhdon të mos plotësojë dokumentacionin e duhur ligjor, për këtë arsye u përsërit veprimi i bllokimit të depove të nënprodukteve të naftës ashtu siç ndodhi dhe në maj 2009”, - thekson njoftimi. Administrata tatimore mbetet e angazhuar për zbatimin i ligjit tatimor në mënyrë të barabartë dhe të drejtë për çdo tatimpagues si dhe në luftimin e evazionit fiskal.
Privatizimi
Negociatat për firmosjen e kontratës midis qeverisë shqiptare dhe grupit të kompanive private për shitjen e 85% të aksioneve të ARMO-s u mbyllën në gusht të vitit të kaluar. Ky proces ka përfunduar brenda të gjitha afteve të përcaktuara në ligj. Konsorciumi amerikano-zviceran “Rafinery Associates of Texas, Anika Enterprises Mercuria Energy Group” u shpall fitues në tenderin e hapur të zhvilluar në qershor në Ministrinë e Ekonomisë. Investitori strategjik ofroi një shumë prej 125 milionë euro dhe një plan biznesi me investime që kapin vlerën prej 350 milionë euro. Konsorciumi derdhi një shumë prej 25 milionë euro, për llogari të qeverisë shqiptare si garanci për mbylljen e procesit të privatizimit.