E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi Informativ kerkoi me shume leke

Buxheti

Sherbimi Informativ Shteteror kerkoi me shume leke nga buxheti i shtetit ne shtator te ketij viti. Drejtori i SHISH-it Bahri Shaqiri vazhdimisht ka kerkuar rritje te buxhetit ne Komisionin Parlamentar te Sigurise. Sipas Shaqirit investimet qe jane bere per mjetet ne perdorim te SHISH-it si sistemi i pergjimeve apo dhe makinat e reja dhe palestra kane bere qe buxheti i akorduar te jete i pamjaftueshem. Mungesa e theksuar e fondeve per operacionet per trajtimin e inspektoreve dhe te agjenteve te SHISH-it trajnimin e tyre edhe te pagave per nje teknologji me te avancuar ndikojne ne efikasitetin e punes. Fondet nga SHISH-i kerkohen per operacione shtese teknologji me te mire dhe trajnim te inspektoreve. Sherbimi Informativ Kombetar mesohet se ka kerkuar fonde shtese nga qeveria per nevojat e tij per plotesimin e personalit me 30 punonjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›