Pergjimet qeveria hap fondet per SHISH-in
Qeveria ka zgjidhur qesen per disa institucione qe me pare u kishte shtrenguar fondet nderkohe qe ka ndryshuar menyren e centralizuar te prokurimeve publike duke ua dhene kete te drejte disa dikastereve. Behet fjale per nje shtim fondesh te cilat ishin ruajtur nga hartuesit e buxhetit per nje dite te keqe por me ne fund u eshte hapur drita jeshile Sherbimit Sekret Shqiptar dhe disa dikastereve. Ne prag te shqyrtimit te buxhetit te ri per vitin 2011 Keshilli i Ministrave i ka urdheruar ministrite per te hapur tenderet me parate e pashpenzuara te buxhetit 2010. Ne kete urdher te fundit te qeverise ka perfituar edhe Sherbimi Informativ Shteteror cka duket se ka shenja te nje permiresimi te marredhenieve mes dy institucioneve qeveri-SHISH pas nje konflikti te disa muajve me pare. Por duket se ne kete ndryshim te qendrimit ka qene edhe kerkesa e nderkombetareve qe institucionet e pavarura duhet te kene te ardhurat e mjaftueshme per te kryer punen e tyre. Nuk eshte e rastit qe nje jave me pare kreu i qeverise Sali Berisha deklaroi ne mbledhjen e qeverise se institucionet kushtetuese nuk do te kene prerje ne buxhet. Ne menyre qe fondi i buxhetit 2010 te mos digjet qeveria ka nxjerre nje urdher te ri per te lejuar te gjitha ministrite te kryejne prokurime publike. Po keshtu institucionet shteterore do te hapin tenderet edhe per sigurimin dhe ruajtjen e godinave shteterore me roje private.
SHISH-i hap tenderinSHISH-i do te hape tenderin brenda ketij muaji per te blere dhe instaluar qendren e re te pergjimeve te telekomunikimeve. Sherbimi Sekret ka shpenzuar deri me sot 76 milione leke per realizimin e procesit te pergjimeve dhe transkriptimeve. Por mesa duket defektet ne kete sistem kane sjelle domosdoshmerine e krijimit te qendres se re te pergjimeve te telekomunikimeve. Ne urdhrin e fundit te Keshillit te Ministrave citohet se Sherbimi Informativ i Shtetit duhet te vijoje normalisht kryerjen e procedurave te prokurimit me objekt blerje dhe instalim te qendres se re te pergjimeve te telekomunikimeve.
Tenderet per motoskafetMinistria e Puneve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit do te shpalle tenderin brenda dy muajve per mirembajtjen e motoskafeve ne Kapitanerine e Pergjithshme te Portit ne Durres dhe blerjen e pajisjeve te kembimit per lokomotivat dhe vagonet. Ne fakt per mirembajtjen e motoskafeve nuk eshte bere publik fondi i lene ne dispozicion ndersa ne lidhje me vagonet fondi maksimal per riparimin e tyre eshte 8.8 milione leke.
Tendere per qelqurinaKryeministri Sali Berisha i ka dhene fuqine ministrit te Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes te kryeje prokurime publike per blerje aparaturash te reja. Ky eshte nje luks per ministrat e qeverise Berisha ne kohen kur specialistet e ekonomise bejne me dije se borxhi i jashtem eshte rritur. Lejohet Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Inspektorati Qendror Teknik te vijoje normalisht kryerjen e procedurave te prokurimit me objekt blerje reagent dhe qelqurina kryerje sherbim-kalibrimi te pajisjeve te laboratorit ne gjendje dhe blerje aparaturash te reja behet me dije ne urdhrin me te fundit te Kryeministrit Berisha.
Rojat privateQeveria hap rrugen e prokurimit publik per te gjitha subjektet kontraktore qe te vijojne normalisht procedurat e prokurimit per sherbimin e ruajtjes se institucioneve me roje private. Keshilli i Ministrave i ka bere keto ndryshime ne funksion te ligjit per disiplinimin e perdorimit te fondeve buxhetore perpara se viti 2010 te mbyllet dhe fondet e akorduara per ministrite apo institucione te caktuara te digjen per shkak te mosrealizimit.