Shërbimi doganor rus konfikson materjal radioaktiv

Shërbimi doganor rus tha sot se kishte konfiskuar materiale radioaktive në bagazhin e një pasagjeri në një aeroport të Moskës.
Shërbimi doganor ka thënë se agjentët kanë konfiskuar materialet në aeroportin Sheremetievo sot, pasi u aktivizua alarmi i rrezatimit.
Testet treguan material që përmban natriumi-22, një izotop që mund të prodhohet vetëm në një reaktor bërthamor.
Një hetim penal është hapur. Ndërsa, nuk ka informacion ende rreth identitetit të pasagjerëve që po mbanin këto materiale.