E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pantic: Stefanovici po gënjen

Kryetari i komunës paralele të Mitrovicës, Krstimir Pantiç, ka thënë se serbët në veri të Kosovës duan të marrin pjesë në dialogun me Prishtinën, duke shtuar se nuk është e vërtet ajo që thotë shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç.

"Stefanoviç deklaron jo të vërtetën kur thotë se na ka ftuar në ekipin negociator. Ne nuk duam të jemi dekor ose pjesë e grupeve punuese që përgatisin materialet, por duan të marrin pjesë në bisedime, sepse flitet për fatin tonë”, ka thënë Pantic për agjencinë Beta.

Pantiç tha se serbët nga veriu nuk duan të jenë as pjesë e grupeve për implementimin e marrëveshjeve të cilat nuk i kanë parë kurrë.

Sipas tij, pjesëmarrja e serbëve të veriut të Kosovës është diskutuar vetëm më 24 tetor në presidencën serbe, kur aty ishin edhe drejtuesit e komunave paralele të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviçit.

"Përveç ftesave nëpërmjet mediave që janë pa shije, ne nuk kemi marrë ftesë zyrtare” ka theksuar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›