E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia dhe India, marrëveshje për avionët luftarakë

Rusia ka nënshkruar gjatë ditës së sotme një marrëveshje , e cila i vë në dispozicion Indisë plot 42 avionë luftarakë më shumë.

Kryeministri indian Manmohan Singh tha në Moskë se avionët luftarakë do të mbidhen në Indi, dhe do të jenë të pajisur me elektronikë të prodhuar në vend.

Ndonëse ky proçes u finalizua me sukses, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për marrëveshjen e pritur gjatë për përfundimin e centralit bërthamor në Koodankulam, shtetin jugor të Tamil Nadu për të cilën zyrtarët indiane dhe rusë nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët.
 

Singh, i cili është në Rusi për një vizitë tre-ditore duke u përqëndruar në bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik midis dy vendeve zhvilloi sot bisedime edhe me presidentin rus Dmitri Medvedev.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›