Thaçi: Qeverisja e Prishtinës, shumë e keqe
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi po shkruan një libër autobiografik dhe kështu do t`u bashkohet politikanëve që tregojnë se si rrodhën ngjarjet në të cilat ata u përfshinë.
Këtë e ka thënë gjatë një interviste për “Express”, kryeministri kosovar Thaçi, ndërsa ka vlerësuar si shumë të suksesshëm vitin 2011 për integrimet evropiane të Kosovës, duke thënë se mediat duhet ta dallojnë vendimin nga zbatimi.
I pari i PDK-së e ka vlerësuar qeverisjen e Prishtinës nga ish-partnerja e tij qeveritare LDK-ja, si më të keqen në Evropë.
Kryeministri i Kosovës Thaçi ka thënë se do të goditen ata që ia kanë bërë vetes rrogat nga 8 mijë euro, derisa nuk ka dhënë afate se kur institucionet evropiane do të nisin zbatimin e vendimeve për çështjet që lidhen me Kosovën.