E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi i pershpejtuar i pasaportave biometrike ne zonat 5 dhe 6

Kompania Aleat ka nisur sot shërbimin e prodhimit të përshpejtuar të pasaportave biometrike edhe pranë Njësive Bashkiake 5 dhe 6 në kryeqytet. Qytetarët të cilët kanë nevojë për një pasaportë biometrike do të mund ta marrin atë brenda dy tri ditësh pasaportën e re biometrike, kundrejt tarifës prej 15 mijë lekësh.
 

Aplikimet për dokumentin dixhital, pra pasaportën biometrike janë kushti themelor për të lëvizur pa vizë në vendet e zonës Shengen.
Aplikimi për pajisjen me pasaportë biometrike nisi në 12 janar të vitit të shkuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›