Telekomunikacioni, së shpejti operatori i katërt celular
TIRANE- Tregut të telefonisë celulare në vend së shpejti pritet t'i shtohet edhe një operator i ri i katërt. Sipas Agjencisë së Lajmeve Shqiptare e cila i referohet burimeve nga Ministria së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, brenda pak ditësh do të shpallet oferta për tenderin për dhënien e licencës së katërt në fushën e telefonisë celulare. Oferta por tenderin do të publikohet në një nga gazetat më të mëdha në tregun e huaj.
Sipas ATSH-së në fazën e parë që është ajo e parakualifikimit ka pasur kërkesa të konsiderueshme nga kompani të ndryshme. Aktualisht në tregun vendas të telefonisë celulare operojnë tre kompani, AMC, VODAFONE Albania dhe EAGLE Mobil. Me hyrjen e një operatori të ri pritet të shtohen edhe më shumë shërbimet në favor të konsumatorëve.
(s.g/BalkanWeb)