Goglat zgjedhin gjyqtarin e Bashes

Rastesisht ky gjyqtar ka patur ne dore kater vite me pare edhe ceshtjen gjyqesore mes bashkeshortes se ish-kryeministrit, Fatos Nano dhe deputetit, Nikolle Lesi.
Ne fakt ne vitin 2004, kryesuesi i kolegjit, Spiro Spiro i kerkoi parlamentit te hiqte imunitetin pas padise se Xhoana Nanos, e cila pretendoi ne gjykate se ishte fyer nga deputeti.
Se bashku me gjyqtarin Spiro, qe eshte anetar ne Gjykaten e Larte me dekretin e vitit 2001 nga presidenti Rexhep Meidani, jane ne kolegj Aleksander Muskaj dekretuar nga presidenti Bamir Topi, Irma Bala, Perikli Zaharia dhe Besnik Imeraj.
Ky i fundit eshte gjyqtari qe la ne fuqi vendimet e shkalleve te tjera te gjyqesorit per lenien ne burg ish-zevendesministrin e Transporteve, Nikolin Jaka.
Peseshja e Kolegjit qe do te gjykoje ish-ministrin e Transporteve, Lulezim Basha dhe ish-drejtorin Jurdik, Andi Toma eshte pezgjedhur sipas shortit me gogla. Per kete procedure pak dite me pare anetaret e Gjykates se Larte kryen nje mbledhje te posacme per shkak se Lulezim Basha eshte i vetmi minister qe gjykohet direkt nga Gjykata e Larte.
Pervec zgjedhjes se trupes gjykuese tashme ka mbetur per t'u fiksuar edhe data e celjes se procesit, hap ky qe mbetet per t'u hedhur ne ditet ne vijim.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code