E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheremet Ahmeti: Nuk do të jap dorëheqje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Sheremet Ahmeti nuk do të jap dorëheqje për shkak të vjedhjes së rëndë e cila ndodhi muajin e kaluar në polici. Ai këto komente i bëri në Prishtinë në një solemnitet me rastin e emërimit të drejtorëve rajonal të policisë.
Komisioni për siguri ditë më parë ka kërkuar me këmbëngulje shkarkimin e drejtorit të Policisë së Kosovës Sheremet Ahmetit nga detyra, ndërsa krijimin e task forcës për hetime e ka quajtur të paligjshëm. Ahmeti në një prononcim për media, tha se është i gatshëm të marrë të gjitha përgjegjësitë gjatë procesit të hetimeve, por nuk do të jap dorëheqje. A do te jepni dorëheqje? Jo nuk ka nevojë të jap dorëheqje. Unë pres nga hetimet që të përcaktohet përgjegjësia e çdo kujt, tha Ahmeti. Megjithëse Komisioni për Siguri ka kërkuar edhe interpelancë të ministrit të punëve të brendshme Zenun Pajazitit, ai nuk pranoj të prononcohej për këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›