Parti të reja, vlera të vjetra
Nga Ergys Metalija
Funksioni kryesor i partive politike është përfaqësimi i interesave të shtresave, grupeve ose lëvizjeve të ndryshme shoqërore, por dhe të linjave të konflikteve mes tyre. Kuantiteti dhe kualiteti i këtyre të fundit qëndron ne relacion me numrin popullsisë, etnicitetin demografinë dhe orientimin fetar të një shoqërie. Pra dhe numri i partive politike në një shtet varet nga intensiteti i faktorëve të lartpërmendur. Ne rastin e Shqipërisë kemi të bëjmë me një popullsi të vogël, etnike homogjene dhe me një lidhje relativisht të dobët fetare, por me një numër tepër të lartë partish politike të cilat vazhdojnë të shtohen akoma.
Rasti më i fundit është partia Aleanca Kuq e Zi dhe Partia Fryma e Re Demokratike të cilat po përpiqen të profilizohen si alternativa inovative politike pa lidhje negative me të kaluarën. Por çfarë vlerash përcjellin këto alternativa, kush i mbështet dhe si do jetë e ardhmja e tyre politike?
Aleanca Kuq e Zi kërkon votat e të gjithë shqiptarëve duke u mbështetur ne një kurs konfrontimi me gjithë vendet fqinje. Një kurs i tille bie në kundërshtim me Shqipërinë me 100 vjet pavarësi, anëtare e NATO-s dhe kandidate ne pritje për anëtare e BE. Pra një Shqipëri e shekullit 21 nuk ofron asnjë hapësirë apo impuls për probleme dhe qëndrime të tipit ultranacionalist apo etnike që kanë nevojë të përkthehen në parti politike. Ne nuk kemi nevojë sot për nacionalizëm por për patriotizëm dhe më së miri për një patriotizëm intelektual, ekonomik që lidhet me sukseset e individit dhe të shtetit të se drejtës.
AK trumbeton se do arrijë një anëtarësi prej 1 milion shqiptarësh. Ky pretendim tregon që ky grupim jo vetëm nuk ka arritur të profesionalizohet si parti moderne politike, por dhe që vepron ne një dimension tepër larg realitetit politik të vitit 2012. Partia më e madhe në Gjermani (popullsia 82 milionë banore) është SPD me një traditë mbi 100 vjeçare dhe numëron rreth 500.000 anëtarë.
Një tjetër tezë është ajo e krijimit të një tregu mbarëshqiptar. Një ide e tillë do ishte e dëmshme për një vend si Shqipëria me një fuqi eksporti tepër të dobët. Ajo do ishte e parealizueshme, pasi asnjë shtet tjetër më pak ambicie europiane nuk do e përkrahtë një gjë të tillë që do sillte izolimin e menjëhershëm dhe rritjen e varfërisë në vend.
Së fundmi, hapësirat nacionaliste në spektrin politik shqiptar kanë qenë dhe janë plotësisht të mbuluara në çdo segment dhe që nga momenti i pare pluralist në Shqipërinë e pas 90. Këto përfaqësohen në përmbajtje dhe forma të ndryshme të shoqërisë nga Partia Republikane, Partia Balli Kombëtar por dhe Legaliteti. Po të krahasojmë në mënyrë tërthore programet e këtyre partive me atë të AK do konstatojmë që kjo e fundit nuk është gjë tjetër veçse një grupim populist që nuk ka formatin e duhur për të përfaqësuar vlerat patriotike në Shqipëri. Disa simbole të instrumentalizuara, disa kërkesa utopike herë-herë antikushtetuese dhe dhunënxitëse dhe disa tubime të inskenuara nuk mund të njëjtësohen me vlerat dhe ndjenjat patriotike dhe me nevojë për përfaqësimin e këtyre vlerave.
Një tjetër parti politike e sapo krijuar është Fryma e Re Demokratike. Kjo shpalos mesazhin e saj politik që në emrin e saj pra kjo parti kërkon të sjellë një frymë të re ne demokracinë e sëmurë shqiptare. Por çfarë sjell kjo fryme e re. Si novum kryesor reklamohet kufizimi në maksimalisht dy mandate të kryetarit apo funksionarëve të lartë të partisë. Sfondi i këtij mekanizmi lidhet kryesisht me pakënaqësinë e nismëtarëve të kësaj partie të cilët janë ish funksionarë të PD. Në PD ata shihnin si të keqen më të madhe kryetarin e saj. Jetëgjatësia dhe stili i tij autoritar drejtues përbëjnë konfliktin kryesor mes PD dhe këtij grupi të shkëputur prej saj. Po të shohim disa nga liderët në vite të partive kryesore të majta dhe të djathta në Europë, vëmë re se liderët historikë të këtyre partive kane drejtuar partitë e tyre edhe mbi dy dekada me rradhë. Shembuj konkretë janë August Bebel, SPD Gjermani 21 vjet. Willi Brandt, SPD Gjermani 23 vjet. Konrad Adenauer CDU Gjermani 16 vjet. Helmut Kohl, CDU Gjermani 25 vjet. Po të analizojmë këto periudha, do vëmë re që kjo jetëgjatësi lidhet me suksesin politik të këtij lideri që sigurisht pa e përkufizuar si meritë vetëm individuale, por shumë shpesh dhe si rrjedhojë e situatave politiko-historike. Sidoqoftë fakt është që jetëgjatësia e kryetarit të partisë në këtë funksion nuk është shenjë e mosfunksionimit të demokracisë së brendshme të partisë, por shenjë e mungesës se personaliteteve karizmatike në parti. Nuk ka ndonjë rast nga shembujt e lartpërmendur kur për shkak të jetëgjatësisë së kryetarit në ketë post, një grup apo drejtues të veçantë të kenë braktisur partinë që e kanë themeluar vetë për të krijuar një parti të re. Kjo është mungese kredibiliteti dhe paqëndrueshmërie kundrejt konkurrencës së brendshme në një parti. Do ishte në të mirë të çdo partie që mendimet ndryshe të krijonin krahët e ndryshëm si atë të majtin apo ultrakonservativin në PD apo atë të djathtin dhe atë ultrasocialistin në PS, por dhe krahun ekonomik apo liberal. Kjo përbën dhe thelbin e kompleksitetit të një partie politike. Një parti politike nuk është një institucion i pandryshueshëm politik vetëm i djathtë apo vetëm i majtë. Një tjetër aspekt është fakti që demokracia ka shume faseta. Demokracia si regjim politik i një shteti nuk mund të matët me të njëjtën njësi si demokracia e brendshme e një partie. Arsyeja kryesore për ketë është qëllimi dhe dimensioni i ndryshëm që kane këto dy forma pra partia dhe shteti. Shume simpatizantë do të dëshironin më shumë një kompeticion të brendshëm ne PD apo PS sesa krijimin edhe të një partie të re.
Një problem tjetër i Fryma e Re Demokratike është problemi i identitetit të kësaj partie. Kjo proklamon që në emrin e saj një erë të re, por elektorati sidomos ai i lëkundur shtron pyetjen cilat janë fytyrat që mishërojnë këtë Fryme të Re. Nga një vështrim i shpejtë del se arkitektët e saj janë pjesë e klasës së vjetër politike pjesërisht dhe të konsumuar politikisht dhe që u mungon çdo minimum i nevojshëm ne kredibilitet dhe kreativitet. Çfarë e bën ketë formacion ndryshe nga PD, PR, PAD, etj?
Po ta shohim ne këndvështrimin ekonomiko-politik ku partitë politike janë koncepte apo produkte që janë në dispozicion të konsumentëve zgjedhësve, dalim shume shpejtë në përfundimin se deri në momentin që këto produkte kanë një koncept të përshtatshëm do të ketë dhe një numër të mjaftueshëm konsumentësh. Pra përpara se të ndërtosh një sipërmarrje duhet analizuar tregu dhe kërkesa për ketë produkt.
Po ta shohim ne këndvështrimin e konflikteve dhe grupeve sociale që pasqyrohen nga partitë politike, na rezulton që në Shqipëri kemi të bëjmë pjesërisht me një ngrirje të këtyre shtresave dhe konflikteve dhe pjesërisht me hapësira relativisht të vogla për parti të reja politike.
Në përfundim duhen theksuar dhe disa aspekte jo shumë të dukshme por të rëndësishme në momentet e krijimit të partive të tjera. Partitë politike ne Shqipëri janë formacione që vetëm i shkaktojnë kosto financiare taksapaguesit. Return of Investment i tyre është pothuajse i pamundur, ashtu siç tregon historia e shumicës së partive të reja të krijuar ne Shqipëri vitet e fundit.
Së dyti sot kemi gjashtë parti të përfaqësuara në parlament dhe që e kategorizon parlamentarizmin shqiptar si të matur. Edhe pse i matur për nga numri i partive dhe shpërndarja e mandateve, përsëri ka bllokada politike të njëpasnjëshme pothuajse për çdo tematikë, por n.q.s. në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do kemi dhe dy apo tre parti më shumë në parlament, atëherë vendimmarrja do të bëhet dhe më e vështirë dhe kjo nuk është shenjë e rritjes së shkallës së demokracisë në vend por është shenjë e fragmentimit të spektrit politik dhe zhgën