E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherlock Holmes, dedektivi si asnjëherë më parë

Një ndër në dhjetë filmat më të ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Sherlock Holmes vjen dhe për publikun shqiptar në kinema Millennium. Dedektivi legjendar Sherlock Holmes interpretohet nga aktori i famshëm Robert Doëney Jr. portreti i këtij dedektivi vjen në këtë film në një këndvështrim të panjohur më parë. Jude Law luan rolin e kolegut besnik të Holmes,

 Watson, një doktor dhe një veteran lufte që është aleati i përhershëm i dedektivit, ndërsa Rachel McAdams interpreton Irene Adler, gruan e vetme që diti të mbajë një marrëdhënie të stuhishme me dedektivin. Regjia e këtij filmi mban firmën e Gyu Ritchie. Portreti më i plotë i dedektivit legjendar, mishëruar nga aktori Robert Downey Jr., në krah të tij, Jude Law interpreton mikun dhe kolegun besnik të Holmes. Por jo vetëm miq janë rreth tij. Armiqtë dhe misteri i tyre mbajnë në ankth historinë, ndërsa një lidhje dashurie zbut intrigat dhe aksionin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›