E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherlock Holmes del në Evropë

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 09:19

Pas suksesit të filmit “Sherlock Holmes”, të vitit 2009, regjisori Guy Ritchie xhiroi edhe vazhdimin e tij “Sherlock Holmes: A Game of Shadows” (Sherlock Holmes 2: Loja e Hijeve), i cili vjen në kinema në muajin dhjetor.

Filmi i ri përcjellë detektivin e njohur, Sherlock Holmes ( që luhet nga Robert Dawney Junior) dhe të përcjellësit të tij besnik John Watson (Jude Law), të cilët takohen me armikun e tyre më të madh, kriminelin Moriarty (Jared Harris).

Për dallim nga ekranizimet e mëparshme të romanit për detektivin e famshëm, të Arthur Conan Doyle, personazhin e Sherlock Holmes Guy Ritchie e bëri paksa komik, dhe nga “një detektiv i gjithëdijshëm” krijoi një të padijshëm universal, i cili në mënyrën aq tipike për të arrin t’i zgjidhë edhe rastet më të komplikuara.

Aventura e re Holmes, Watson dhe ciganen magjistare Sim i shpien në kërkim të Moraiarty’t të keq, një kërkim ky që do t’i zhvendosë nga Londra në Francë, Gjermani dhe Zvicër.

Ndryshe, thelbi i rrëfimit lidhet me vdekjen misterioze të princit austriak, megjithëse shumë të përfshirë në ngjarje i fshehin rolet e tyre të vërteta.

Premiera e filmit është caktuar për 16 dhjetor, dhe përveç aktorëve të përmendur, në film luajnë edhe Naomi Rapas, Rachel McAdams, Steve Fray, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›