“Kopshti i perëndive” ndodhet në Shqipëri
Kopshtin e perëndive dhe bukuritë hyjnore të saj, të artistit Alkan Nallbani, i gjen pikërisht në pesiazhin e bukur shqiptar. Ekspozita me fotografi do të çelet sot në “The Promenade Gallery”. Veprat e Nallbanit janë nxitur nga kujtime të rrënjosura në trashëgiminë tonë dhe të shpërfytyruara nga jeta e tij si emigrant. Mbushur me optimizëm, imazhet e vizatimeve të tij në këtë ekspozitë vijnë shtresë mbi shtresë si një mister kompleks. Nga ana tjetër, fotografitë në këtë ekspozitë janë zhvilluar në vende të braktisura nga njerëzit po ku mëma natyra ka ekspozuar gjithë magjinë e saj. Ekspozita vjen e kuruar nga Artan Shabani dhe do të qëndrojë e hapur deri më 13 gusht. Alkan Nallabni ka lindur në vitin 1971 në Berat. Ai përfundoi Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence dhe në SHBA, në loegjin e Artit dhe Dizanjit. Ai ka çelur një sërë ekspozitash në Tiranë, Vlorë, Itali dhe SHBA. Jeton dhe punon në Nju Jork dhe Florence. Veprat e tij janë ekspozuar në Harnet Bienale 2010 dhe Bienalen e Pragës të po atij viti.