E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr masiv midis gjimnazistëve në Lezhë

Një sherr masiv është regjistruar sot në një shkollë të qytetit të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur në gjimnazin e qytetit, ku tre grupe të rinjsh janë përplasur midis tyre, duke qëlluar njëri-tjetrin me thika, kaçavida dhe sende të tjera të forta, duke lënë pas 6 të plagosur. 

Një pjesë e të lënduarve kanë përfunduar në spital për të marrë mjekimin e duhur. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku u bënë disa shoqërime. Sherri ishte i përmasave të mëdha, ku sipas të dhënave regjistrohet për herë të parë i këtyre përmasave në këtë shkollë. /Start/

                                                                                             2011-10-07 12:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›