Al-Karafi takon Topin, nderohet me ´Honoris Causa´ nga UT-ja

Gjatë takimit, Presidenti Topi shprehu angazhimin e shtetit shqiptar në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, ndërsa nënvizoi "rëndësinë e një dialogu dhe komunikimi të vazhdueshëm mes strukturave të ndryshme institucionale për gjetjen e mundësive dhe hapësirave të reja të bashkëveprimit, sidomos atij ekonomik, të investimeve në infrastrukturë dhe në segmente të tjera me interes të përbashkët."
Nga ana e tij, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Jasim Mohamad Al-Karafi, shprehu mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të institucioneve dhe drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar gjatë kësaj vizite në Shqipëri dhe për të gjithë gatishmërinë e shprehur prej tyre për një bashkëpunim të mëtejshëm mes Kuvajtit dhe Shqipërisë. Në këtë drejtim, Jasim Al-Karafi theksoi vazhdimësinë e mbështetjes së Kuvajtit, edhe në kuadër të Fondit Kuvajtian për Zhvillim, për projektet në vendin tonë në fushën e arsimit, turizmit, mundësinë e vendosjes së një linje ajrore direkte, si dhe në fushën infrastrukturore, sidomos për realizimin e suksesshëm dhe me seriozitet të projektit konkret në qendrën e Tiranës. Ndërkohë, sot Al-Karafi është nderuar edhe me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës, titull që iu dorëzua nga Rektori i UT-së, Dhori Kule.
Mohammad Al-Kharaf, i cili, ka mbajtur më parë postin e Ministrit te Financave. është një investitor i rëndësishëm që shpesh herë ka vendosur pasurinë e tij vetjake për plotësimin e nevojave të popullit kuvajtian. Ai është zotërues i një sërë biznesesh ndërkombëtare, ka aftësi të mira menaxheriale të cilat e ndihmuan në marrjen e vendimeve efektive për kalimin e krizës më të madhe që kaloi shteti kuvajtian. /Start/
2011-10-07 13:43