E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me grushte edhe per flamujt

Konflikti

Kater simpatizante te Partise Socialiste jane perplasur me dy vellezer simpatizante te Partise  Demokratike. Policia tha se incidenti ka ndodhur ne Kashar te lokali i Fatjon dhe Genci Kamberit. Sipas deshmise se tyre atje kane shkuar shtetasit Luan Sulaj Shkelqim Lleshi Fred Sula dhe Zani Sula me qellim heqjen e flamujve te PD-se dhe vendosjen e flamujve te PS-se. Policia tha se sipas dy vellezerve njeherazi pronare te lokalit nuk eshte pranuar heqja e flamujve te PD-se pasi lokali eshte ne pronesi te tyre dhe eshte prone private. Me pas autoret e dyshuar Luan Sulaj Shkelqim Lleshi Fred Sula dhe Zani Sula jane konfliktuar duke i qelluar me sende te forta Fatjon dhe Genci Kamberin te cilet jane larguar nga vendi i ngjarjes. Te demtuarit jane derguar ne spital por tani ndodhen pa probleme shendetesore deklaroi policia e kryeqytetit. Me tej u sqarua se eshte kapur njeri prej te dyshuarve Luan Sulaj i cili u mor ne pyetje ne lidhje me sqarimin e rrethanave te ketij incidenti. Gjate deshmise se tij ai ka deklaruar se dy vellezerit i kishin kercenuar dhe fyer simpatizantet e Partise Socialiste pas diskutimit qe kane pasur per vendosjen e flamujve te tyre prandaj ka ardhur edhe perleshja. Madje i shoqeruari deklaroi se dy vellezerit kishin nisur konfliktin duke kerkuar qe edhe ata te ndiqen penalisht per kanosje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›