E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazakistan, sekuestrohen 200 kg heroinë në kufi

Shërbimi Kufitar i Kazakistanit ka njoftuar se ka konfiskuar afro 200 kilogramë heroinë në një makinë, në kufirin ndërmjet Kazakistanit dhe Kirgizisë. Sipas policisë mendohet se sasia e sekuestruar e drogës kap vlerën rreth 190 milionë dollarë.

Zyrtarët thanë se disa persona të dyshuar janë arrestuar lidhur me këtë sasi të heroinës, e cila ishte zbuluar pasi makina ishte ndalur derisa synonte kalimin e kufirit ditën e martë.

Sipas zyrtarëve, ka gjasë të mëdha që heroina ishte prodhuar në Afganistan dhe ishte në rrugën e saj për në Evropë, nëpër Kazakistan dhe Rusi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›