Nuk u kompensua prona, familja bllokon autostraden
RRESHEN- Nje familje nga Klosi i Fanit, kerkon t'i demshperblehet prona e demtuar nga autostrada Rreshen-Kalimash, ku behet fjale per 5 dynym toke dhe nje banese me siperfaqe 50 metra katrore, prone e cila ende nuk i eshte shpronesuar sipas ligjeve ne fuqi. Edhe pse ka derguar shkresa te vazhdueshme tek Ministria e Transporteve dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve, askush nuk i eshte pergjigjur familjes Prenga, sipas pretendimit te tyre. Kjo familje ka bllokuar dje, kalimin ne autostrade me mjete rrethanore per 1 ore. Per zhbllokimin e rruges nderhyri policia e Rreshenit, duke komunikuar me familjaret si dhe me drejtuesit e komunes. Pronesia vertetohet me certifikate pronesie, por ende nuk ka nje zgjidhje ligjore te problemit nga institucionet perkatese. Familja ka dhene serish nje jave afat, me pas do ta bllokoje serish autostraden, duke kercenuar me vetesakrifikim.