E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i patentave, ne pranga pronari i autoshkolles dhe 3 zyrtare

Korce- Skandali me patentat e makinave con ne pranga tre zyrtare te Drejtorise Rajonale te Transportit Rrugor ne Korce. Pas publikimit nga nje televizion, te korrupsionit per te marre nje deshmi aftesie per drejtim automjeti, policia vendore ndaloi per "korrupsion pasiv" pronarin e autoshkolles "Saraci", Piro Saraci 62 vjec. Nen arrest u vune edhe zyrtaret A. A., 43 vjec, B. M., 56 vjec dhe P. K., 56 vjec, punonjes te DRSHTRr-se Korce. Burime zyrtare thane se ceshtja penale ne ngarkim te tyre filloi pasi u bene publike nga nje televizion pamjet ku pronari i autoshkolles "Saraci" i ka marre nje vajze, te paidentifikuar, nje shume prej 60 mije lekesh per marrjen ne menyre te padrejte te lejes se drejtimit per automjet, shume te cilen do ta ndante se bashku me punonjesit e DRSHTRr-se Korce. Hetimet u kryen edhe nga vete drejtoria qendrore ne Tirane, kurse Ministria e Transporteve urdheroi zbardhjen e ketij skandali dhe ndeshkimin e zyrtareve te dyshuar te perfshire ne te. Prokuroria e Korces po vijon hetimet per te zbardhur ngjarjen nen akuzen e "korrupsionit pasiv".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›