E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr me prindërit, vetëvaret 13-vjeçari

FIER – Një 13-vjeçar nga fshati Çorrush i rrethit të Mallakastrës dje u gjet i varur në një pemë, vetëm pak metra larg banesës së tij.
Burime nga policia lokale pohojnë se K.Allkaj ishte larguar nga banesa pasditen e së dielës pas një debati me prindërit e tij.

Mësohet se, prindërit i kishin tërhequr vëmendjen djalit se kishte rënie në mësime. Minoreni, i cili pohohet të ketë qenë natyrë e ndjeshme është prekur shumë dhe e ka kaluar natën jashtë shtëpisë.

Në gjendje të thellë depresive, Allkaj (nxënës në klasën e 7-të) është vetëvarur.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›