E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria mbylli dosjen e zyrtarit që fshehu pasurinë

Tiranë- Gjykata e Tiranës ka rrëzuar vendimin e prokurorisë së kryeqytetit për të mbyllur dosjen hetimore që kishte hapur ndaj regjistruesit të pasurisë së paluajtëshme në Mat Astrit Farruku. Ka qenë ILDKP (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë) që ka paditur Farrukun dhe më pas ka paditur edhe prokurorinë që mbylli hetimet.

Por Gjykata e Tiranës, ka urdhëruar prokurorinë të rihapë hetimet duke i konsideruar të verteta provat e paraqitura nga ILDKP. Farruku ishtë përzgjedhur si zyrtar që duhej të deklaronte pasurinë, por sipas inspektorëve që kishin bërë verifikimet, ai kishte mashtruar dhe kishte fshehur prona dhe burimin e të ardhurave.

Pas padisë së ILDKP-së, prokuroria ka hapur hetimet por në datën 08.08.2011 e ka pushuar hetimin për veprën penale te Refuzim per deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive me arsyetimin se fakti nuk parashikohet nga ligi si veper penale.

ILDKP i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi ndaj vendimit të prokurorisë duke i vënë në dispozicion gjykatës provat e siguara nga verifikimet e saj.

Sipas verifikimeve ka rezultuar se Garruku kishte fshehur transaksione bankare në disa banka të nivelit të dytë, në emër të tij dhe bashkëshortes së tij, kishte fshehur pasuri të regjistruar në emër të bashkëshortes.

Gjykata në analize të provave, shpjegimeve te paleve dhe ne zbatim te ligjit çmon se kerkesa e bere nga kerkuesi  Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive duhet te pranohet.

Gjykata çmon se ne lidhje me perfundimin e nxjerre nga organi i akuzes se te ardhurat personale te familjes Faruku nder vite i mbulojne pasurite e tyre eshte perfundim jo i bazuar ne prova prandaj ne lidhje me kete pike te hetohet krijimi i te ardhurave te subjektit Astrit Faruku, te bashkeshortes se tij dhe aktiviteteve private qe ato kane pasur, duhet t’i nenshtrohen nje hetimi me te plote dhe te ribehet akti i ekspertimit duke i caktuar detyra kontrete ekspertit ne lidhje me te ardhurat e krijuara nga keto zera, dhe te percaktohet saktesisht fitimi  i krijuar nga keto te ardhura per familjen Faruku. Ne rihetim prokurori duhet te kryeje nje akt ekspertimi ne vazhdim duke plotesuar aktin e pare duke ju pergjigjur ketyre pyetjeve

1-Deri ne 15.02.2005 date kur sipas transferte fondesh prane Raiffessien Bank date 15.02.2005 kur eshte bere pagesa prej 20 mije euro nga klienti urdherues Albana Faruku tek subjekti perfitues shoqeria Brilant Shpk ,a mbulohet shuma  prej 52 mije euro e perdorur per blerjen e apartamentit  nga shtetasit Astrit dhe Albana Faruku nga te ardhurat e tyre personale te krijuara deri ne kete date .

3-Te hetohet dhe te merren prova ne lidhjem me transaksionet e kryera ne favor te shoqerise Brilant shpk te shitjes prej saj te apartamentit te ndodhur ne Rr.Shemsi Haka,shk 1 kati 5 me siperfaqe 76.60 metra katror në Tirane, blere nga shtetasit Astrit dhe Albana Faruku.

4- Te pyetet shtetasi Luan Çiba administrator i shoqerise Brilant shpk dhe te jape shpjegime ne lidhje me shitjen e apartamentit te ndodhur ne Rr.Shemsi Haka,shk 1 kati 5 me siperfaqe 76.60 metra katror  shtetasve Astrit dhe Albana Faruku me kontraten e dt 9.2.2066 me nr 1323 rep e 142 kol.

5- Ne rihetim prokorori i ceshtjes te kryeje veprimet hetimore te cakuara me siper si dhe veprime te tjera te cilat mund ti shohe te nevojshme per hetimin ne lidhje me te ardhurat, burimin e krijimit te tyre dhe nese ato e mbulojne pasurine e deklaruar nga subjekti Astrit Faruku.

Ne lidhje me faktin se shtetasi Astrit Faruku nuk i ka deklaruar ne deklaraten e interesave private pasurite e tij dhe burimet e tyre  te plota, ashtu si dhe Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive e kishte konstatuar ne hetimin e tij adminsitrativ, prokurori ne hetimin e realizuar prej tij e ka konstaturar këtë faktin, por ne  perfundimin te hetimeve, prokuroria konkludoi se veprimet e Faruku, pra mosdeklarimi i depozitave dhe llogarive rrjedhese, te ardhurave vjetore nga paga e tij dhe aktiviteti i bashkeshortes se tij, pavaresisht detyrimeve qe rrjedhin nga ligjet perkatese mbi deklarimin e pasurive dhe parandalimin e konfliktit te interest nuk perbejne shkelje, duke e pushuar hetimin.

Tashmë prokuroria, do të duhet të hapë sërish hetimet pas një vendimi gjykate.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Skandali/ Prokuroria mbylli dosjen korruptive një javë para zgjedhjeve Tiranë- Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Prokurorinë e Tiranës të...
  2. Vajza suedeze e Vehbi Velisë kërkon pasurinë Do të ishte e denjë për një subjekt filmi dramatik...
  3. Prokuroria: Ish kreu i gardës të mbahet në burg Tiranë- Prokuroria nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›