E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surpriza në “BB5”, Ermali puthet me Françeskën

TIRANE - Respekti më në fund plasi sheshit… Kështu do të thonte çdokush që do ta kish parë dje, takimin romantik të Françeskës dhe Ermalit në qelinë e burgut, brenda shtëpisë së madhe të “Big Brother”. Siç është raportuar dje në faqen zyrtare të “Big Brother”, Françeska ka shkuar pranë qelisë së tre të dënuarve dhe i ka kërkuar Ermirës, gardianes së burgut, që të takojë Ermalin brenda në qeli. Ermira e ka lejuar dhe i ka përcaktuar kohëzgjatjen e vizitës, si dhe i ka kujtuar se ajo është duke i vëzhguar. Françeska ka shkuar pranë shtratit të Ermalit dhe i ka thënë duke e puthur e përqafuar “më kishte marrë shumë malli për ty”. Më pas Ermali e pyeti se si kish fjetur ajo natën e kaluar pa Ermalin pranë dhe shtoi “do vish të flesh këtu me mua sonte”. Françeska i përgjigjet “po” dhe Ermali e sugjeron që ajo të bëjë kërkesë te “Vëllai i Madh” për këtë gjë. Françeska e pyet Ermalin: “ty nuk të merr malli për mua, apo jo?”, dhe Ermali i përgjigjet: “më merr, si s’më merr”.

Gjatë kësaj kohe Françeska dhe Ermali shkëmbejnë puthje e përqafime të ngrohta mes tyre, ndërsa Liami dhe Arbëri mbajnë një çarçaf të hapur, për të penguar shikimet e banorëve të tjerë kundrejt çiftit duke krijuar kështu një situate qesharake.

Ermira njofton Ermalin dhe Françeskën se edhe një minutë ka ngelur nga takimi i tyre, ndërsa ata i luten që t’i lërë pak më shumë bashkë. Nuk kalon shumë kohë dhe Ermira i njofton përsëri çiftin se duhet të dalë Françeska. Të dy puthen në buzë dhe Françeska del nga qelia. Pas këtij takimi romantik, tre djemtë fillojnë përsëri bisedat e tyre.

Për Françeskën historia përsëritet, pasi siç ka thënë edhe vetë më parë, ajo jashtë shtëpisë ka një të dashur, i cili vuan heqjen e lirisë dhe siç mund të merret me mend, takimet me të janë të rralla dhe me kohë të caktuar, ashtu sikurse ndodhi edhe dje gjatë takimit me Ermalin.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›