E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zëdhënësja e re e PD-së: Ja si e njoha Sali Berishën

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje, zëdhënësen e re të Partisë Demokratike. Gazetarja Silvi Bardhi, do të zëvendësojë në këtë post, Albana Mustafarajin, e cila largohet nga kjo detyrë për arsye personale.

Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Bardhi u shpreh se “ndjehem e privilegjuar në postin që m’u besua. Ajo që mund të them është se unë e kam dashur gjithmonë Partinë Demokratike dhe liderin e saj z.Sali Berisha për vizionin që ka, ndaj, besoj se ka ardhur dita që të shpreh angazhimin tim pranë kësaj force politike”.

Vetë lideri demokrat, nga selia blu, e uroi zëdhënësen e re për detyrën ndërsa vlerësoi profesionalizmin e saj si gazetare. Berisha theksoi se formimi që ka Bardhi dhe përkushtimi i saj ndaj kësaj force politike janë garanci e një suksesi të vërtetë në zgjedhjet e 2013-ës.

(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nuGSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›