E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjiknuri: PD po shtyn reformën deri në zgjedhjen e Presidentit

Damian Gjiknuri

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Mosndryshimi i sistemit nuk rrezikon të majtën, fitorja do përcaktohet nga programi

Bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, shprehet se PD kërkon të bashkojë fatin e reformës me zgjedhjen e Presidentit.
Në një intervistë për Panorama, Gjiknuri flet dhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe marrëdhëniet me aleatët.
Zoti Gjiknuri, kohët e fundit duket sikur kompromisi i nisur me reformën zgjedhore ka filluar tu lërë vend mosmarrëveshjeve, madje duke çuar edhe në rrezikim të afateve që ju i vendosët në nëntor 2011, vazhdoni të jeni optimist në këtë proces?
Në fakt, ajo që po ndodh, i afrohet realizmit politik dhe është e pritshme. Personalisht nuk kam pasur asnjë iluzion që ky proces do të shkonte vaj dhe që konsensusi do të gjendej me një të rënë të lapsit. Përkundrazi, është një proces i vështirë, që kërkon durim, vullnet dhe mendje të hapur ndaj një maxhorance, që është mësuar të shpërfillë tërësisht opozitën dhe që ruajtjen e statuskuosë e konsideron vijën e fundit të mbrojtjes. Kjo qasje mund të duket paradoksale për këdo që sheh te kjo shumicë, sidomos tek Berisha, simbolin e qëndrueshmërisë së të keqes. Prandaj, propozimet tona përgjithësisht bazohen në zgjidhje racionale ndaj problemeve reale që kanë zgjedhjet në vend dhe që pakkush mund ti mohojë se ekzistojnë. Për më tepër, ky nuk është më fiksioni ynë, por konkluzion i epikrizës së zgjedhjeve të kryer nga misioni i ODHIR, i cili arriti në përfundimin e saktë,  se në Shqipëri zgjedhjet janë të keqadministruara, duke cenuar besimin e publikut në procesin zgjedhor. Pikërisht adresimin e kësaj çështjeje synojnë dhe propozimet tona, bazuar në gjetjet dhe rekomandimet e ODHIR, por edhe në ato praktika të mira ndërkombëtare për probleme të ngjashme. Kjo qasje është  principale dhe herët ose vonë do të nxjerrë zbuluar të vërtetën e vullnetit politik përpara opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Mendoj që ky i fundit e ka kuptuar qartë këtë ekuacion, duke e vendosur suksesin e reformës zgjedhore si prioritetin kyç për procesin e dhënies së statusit kandidat. Nëse Berisha vendos ta sakrifikojë dhe këtë prioritet kombëtar për të ruajtur patronazhin e tij ilegal mbi zgjedhjet, kjo do të jetë një e keqe e madhe për të gjithë shqiptarët. Çka pason është rruga e sigurt drejt krizës, që do të dojë edhe pak kohë të staturohet plotësisht. Por në fund, e keqja do të konsumojë vetveten.
Cilat janë këto propozime racionale për probleme reale që thoni ju dhe që maxhoranca po i kundërshton?
Disa janë bërë publike. Disa janë në negocim e sipër, sipas parimit le ti konsumojmë një herë mes palëve në Komision, e më pas nëse nuk gjejmë zgjidhje, publiku duhet të njihet me to, për të kuptuar se cili është qëndrimi dhe vullneti i palëve për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Siç po e kupton se pas rezistencës për të mos pranuar dorëheqjen e zyrtarëve të lartë përpara kandidimit si deputetë, paçka se Kushtetuta kërkon një gjë të tillë apo ODHIR kërkon kufizim të përdorimit të burimeve publike, qëndron plani i veprimit për të kandiduar shpurën e drejtorëve në listat e kandidatëve mbështetës, me synimin për të mobilizuar lloj-lloj hordhish e burimesh në funksion të votës.
Siç po qartësohet, refuzimi për të kufizuar reklamat shtetërore me natyrë politike lidhet me garën elektorale, paçka se është një aktivitet shtetëror, i paguar me para publike deri në miliona euro, i parregulluar me ligj dhe që cenon rëndë parimin e Kopenhagës për neutralitetin e shtetit në çështje elektorale. Dhe të mendosh që ky është vetëm fillimi. Ndërkohë që një numër çështjesh janë duke u diskutuar, siç është hartimi i listës së zgjedhësve, e cila kërkon zgjidhje që sigurojnë integritet dhe transparencë, apo identifikimi i zgjedhësve në ditën e votimit në kohë reale e bazuar në teknologji të vlefshme, të aplikuara në vende të tjera dhe që bazohen tek një databazë dokumentesh biometrike, për të cilën shqiptarët kanë paguar miliona euro, por që akoma nuk po ia shohin vlerën. Për të vazhduar me numërimin elektronik të votës, që asgjëson njëherë e mirë problemin e tjetërsimit të votës dhe që shmang tensionet në numërim. Por në fund, që të gjitha këto masa të kenë sukses, kërkohet një administratë zgjedhore profesionale e neutrale, sidomos në majën e saj KQZ-në, pasi aty fillon dhe mbaron politizimi i zgjedhjeve me pasoja në çdo nivel, aq sa ODHIR me të drejtë e konsideroi si minuese të zgjedhjeve, që se ka për gjë të ndryshojë rregullat pasi mbaron gara. Këto janë problemet reale, të cilat PS kërkon të adresojë në këtë reformë, duke hulumtuar rrugët më të mira edhe me palën tjetër e duke i dhënë kohë të mjaftueshme debatit dhe konsultave në lidhje me të. Për këtë një ndihmë të çmuar mund të jetë dhe ekspertiza ndërkombëtare në Komision, e cila mund të shërbejë si katalizator i kompromisit, bazuar në ato standarde apo praktika nga të cilat udhëhiqet bota demokratike. Të paktën kështu kemi rënë dakord në vendimin e Kuvendit për reformën zgjedhore.
A mendoni se refuzimi për të ndryshuar sistemin zgjedhor apo korrektuar atë ka lidhje me daljen në skenë të partive të tjera nga e djathta, dhe a mund të sjellë kjo vështirësi për koalicionin opozitar, pasi duket se çimenton avantazhin e koalicionit qeverisës?
Sali Berisha nga ithtari publik për të pranuar çdo sistem zgjedhor të opozitës deri në shtator, ndryshoi radikalisht qëndrim pas deklarimeve të Bamir Topit për mundësinë e një partie të re. Ky është shkaku dhe shpjegimi i vetëm racional në refuzimin e tij dhe në hedhjen në kosh të një prej pikave të marrëveshjes që kishte me LSI, kur kjo e fundit hyri në koalicion. Nga ana tjetër, refuzimi për të korrektuar sistemin zgjedhor, sjell çimentimin e cenimit të parimit të barazisë së votës, kryesisht ndaj partive të vogla. Mbi të gjitha, ndaj partive të aleancës së djathtë, që kanë shërbyer si planktone të vërteta elektorale për të ushqyer PD. Nëse dëshirojnë ta mbajnë këtë status, kjo është zgjedhje e tyre. Në fakt, tani pritet të ushqejnë edhe një forcë tjetër politike në koalicion, LSI-në,  nëse kjo e fundit do të garojë me të njëjtin koalicion me PD.
Duke qenë se votat nuk janë blloqe inerte që nuk lëvizin pas 8 vitesh keqqeverisje, duke parë që disa nga aleatët e PD-së vështirë të mbijetojnë me ndonjë mandat nëse LSI garon me PD, duke shmangur votën e vjedhur, e cila në disa zona është vendimtare, mjafton të shikosh përqindjen e votimit në Kukës e Dibër dhe kupton fare thjesht këtë, si dhe duke konsideruar variabla të tjera të panjohura nga aktorët e rinj politikë të djathtë, të cilët priten ti shkaktojnë dëm elektoral PD-së, mosndryshimi i sistemit elektoral nuk dobëson shanset e koalicionit të majtë për fitore. Ne si opozitë po punojmë për të akomoduar edhe interesat e partive tona aleate me qëllim konsolidimin e votës sonë si koalicion kudo. Por mbi të gjitha, fitorja do sigurohet nga modeli i sjelljes dhe programi qeverisës që e majta ka për popullin, i cili ka vite që pluskon në kënetën ku e ka zhytur kjo qeveri.
Sa ndikon afrimi i garës për zgjedhjen e Presidentit me suksesin e reformës zgjedhore dhe a ka lidhje zgjedhja e tij me procesin e reformës?
PS i shikon këto procese të shkëputura. PD duket se preferon shkrirje mes tyre, me qëllim fitimin e kohës, krijimin e amullisë, pasigurisë dhe shtyrjen e reformës në funksion të përfundimit të procesit zgjedhor presidencial. Kjo është fatale për fatin e reformës zgjedhore, por kalkulimet tinëzare e intranzigjenca në qëndrime mund të bëjë gjithçka për ta n

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›