E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr me thika tek "Don Bosko", plagosen katër të rinj

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes njofton se katër prej të rinjve, dy nga secili grup, janë dërguar në Spitalin Ushtarak pas plagëve të marra nga thikat.

Mjekët thonë se dy prej tyre janë në terapi intensive, por janë jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë Arnest Mulaj, 19 vjec, Arben Papleka, 18 vjec, dhe vëllezërit Aleksandër e Malvin Hasani, pjesëtarë të grupit tjetër rival.

Policia ka nisur marrjen në pyetje të dëshmitarëve për të zbuluar dhe detajet e konfliktit që ndodhi në një nga lokalet e rrugës "Don Bosko".

Ky rast pason atë të mbrëmshmin, ku në zonën e “Vasil Shantos” mbetën të plagosur dy të rinj pas një sherri që ndodhi mes dy grupeve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›