E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, Boateng lojtar i Milanit

Lajmin e konfirmoi pasditen e sotme klubi kuqezi nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen e internetit. “Klubi i Futbollit Milan bën të ditur arritjen e marrëveshjes me Xhenovan për të marrë në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare futbollistin Kevin Princ Boateng”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e klubit kuqezi.

Mesfushori ganez me pasaportë gjermane tashmë po stërvitet me pjesën tjetër të grupit në Milanelo dhe mund të jetë nën urdhrat e trajnerit Alegri të shtunën mbrëma në përballjen me Juventusin për Trofeun Berluskoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›