E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes disa personave brenda zyrave të PSD në “Ali Dem”, gjenden plumba në vendngjarje

Një sherr mes disa personave ka ndodhur pasditen e sotme në “Ali Dem” në Tiranë. Mësohet se konflikti ka ndodhur brenda zyrave të PSD.

“Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral”, njofton policia e Tiranës.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›