E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr mes nxenesve ne Cerrik 14 vjecari vret me thike 15 vjecarin

Thikë në zemër shokut, vdes bashkëmoshatari. Ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal ngjitur me shkollën “7 Marsi” në lagjen nr 3 e njohur si lagja e “Fermës” në Cërrik. Eri Fejzo 16vjeç ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen shokut të tij Valentino Roçi 15 vjec. Sipas dëshmitarëve okularë dhe nxënësve të shkollës, dy adoleshentët kanë qenë duke luajtur kur më pas janë grindur mes tyre për arsye që ende janë të panjohura. Pas konfliktit 16 vjeçari Fejzo i ngul thikën në zemër shokut dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Me gjithë ndihmën e dhënë Valentino Roçi humbi gjatë transportit për në spital.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ekspertët. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Megjithatë janë ngritur dy pista hetimi. Ajo e konfliktit për një vajzë, ose e konfliktit të rastësishëm pas grindjes së lojës me letra.
Ngjarja ka tronditur thellë nxënësit dhe prindërit e tyre. Pasi kanë mësuar se cfarë ka ndodhur ata kanë nxituar për në shkollë për të shoqëruar fëmijët.
Ndërkohë shokët dhe shoqet e djemve shprehen se autori i krimit, Eri Fejzo, ishte një djalë problematik që edhe herë të tjera kishte provokuar konflikte e mbante thikë me vete. Denisa Abazi, shoqja e Valentino Roçit tregon se ai ishte një djalë mjaft i rregullt dhe se edhe disa ditë më parë ishin grindur me fjalë mes tyre për shkak të një vajze. Ndërsa në castin e krimit ata kanë qenë duke luajtur me letra pranë lokalit ngjitur me shkollën. Ajo shprehet se viktimës nuk i është dhënë ndihma e parë.
Policia ka ndaluar 16 vjeçarin Eri Fejzo dhe ka shoqëruar për në komisariat dëshmitarë okularë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Mësohet se dy të rinjtë janë nga familje me prindër të divorcuar. Policia ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›