E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Nder per ne qe te cojme ne Kuvend Agron Duken

Partia Republikane e ka per nder te coje ne kuvend nje deputet si Agron Duka, tha kryetari i PR Fatmir Mediu. Ne prezantimin e kandidateve per qarkun Durres, Mediu shtoi se vota per te djathtën eshte vote per vlerat me te mira te shoqërisë.  
 
Partia  Republikane prezantoi kandidatet e saj për për deputetë në qarkun e  Durrësit. Mitingun nder te tjerë e përshëndeti numrin një i listës së deputetëve Agron Duka, i cili foli për një fitore të sigurtë. 
Kandidimin e Dukës kreu i PR-së, Fatmit Mediu e ka vlerësuar si nder për republikanet.  
Përfaqësues të republikaneve amerikanë të cilët ishin të pranishëm edhe në Durrës, Mediu tha se e kanë garantuar për heqjen e vizave me SHBA. 
Kreu i Republikaneve Fatmir Mediu duke u kërkuar mbështetjen durrsakeve tha se vota për të djathtën është një votë për vlerat kombëtare, votë për pronën dhe votë për dinjitetin.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›