E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne takime elektorale akuza kampit kundershtar

Nga Devolli kufitar, Edi Rama akuzoi mazhorancën se ka krijuar një çetë doganierësh që ofrojnë para në këmbim të votës. 
Lideri socialist këshilloi socialistët e tij si të sillen në raste të tilla. 
Rama iu përgjigj edhe Kryeministrit Berisha, që tha se përgojon autobusin e tij të Rilindjes. 
 
Kreu i PS-së pohoi se mesazhi që Kryeministri i ka dërguar qytetarëve,iI ka mbërritur edhe atij. Rama tregoi edhe sugjerimin që i kishte dhënë shefit të Qeverisë. 
“Berisha të nisë punën si gjysh full time”, tha Rama. 
 
Kryesocialisti qetësoi të gjitha ata që hiqen nga puna për shkak të bindjeve të tyre politike, se pas zgjedhjeve do të rikthehen në postet që mbanin. 
 
Edi Rama në këndin e fjalës me të rinjtë: Papunësia e të rinjve,  problem madhor

Ne bashkëbisedimin e tij me te rinjtë korçarë Edi Rama vlerësoi se papunësia e të rinjve është nje problem i madh. Per Ramen zgjidhje e vetme është arsimi profesional. 
 
Diferencat  me brezin  e ri  Rama i ndjeu, pasi thirrjen  xhaxhi nuk e pelqeu, i kerkoj që ta thirrnin  Edi.
 
Një ndër problemet më të rëndësishme  gjatë këtij bashkëbisedimi me të rinjtë e Korces që votojnë për herë të pare, renditi papunësine e të rinjëve.
Prioritet kryesor sipas Rames eshte zgjidhja e zanateve  nga ana e te rinjve. Përmes arsimit profesional.
Rama e vuri theksin edhe te programi që Partia Socialiste ka  për zhdukjen e diskriminimeve ne shoqëri.
 
Rama premton të rikthejnë studentët që mbarojnë shkollat në perëndim
Rama ne kendin e fjales me te rinjt korçarë  kërkoi që ata të shkojnë të votojnë me 23 qershor Partine Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›