E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuante peshk me energji, vdes 47-vjecari

MIRDITE - Nje 47-vjecar, baba i tre femijeve, ka gjetur vdekjen mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, teksa gjuante peshk ne lumin Fan i Madh te Mirdites. Burime nga policia vendore thane se Gjin Pergjoni, nga fshati Kacinar, i rrethit te Mirdites kishte shtrire nje tel rreth 200 metra nga kabina elektrike deri ne lumin Fan i Madh per te gjuajtur peshk. Sa ka mberritur ne breg, viktima ka rene ne kontakt me rrymen elektrike dhe per pasoje ka gjetur vdekjen e menjehershme. Ekspertet e policise thane se 47-vjecari nga pakujdesia ka kapur me dore telin e zhveshur percjelles te energjise elektrike. Gjuajtja peshk me dinamit dhe me energji eshte nje fenomen shqetesues ne Mirdite.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›