Sherr mes të rinjve në Pogradec plagosen 2 persona
POGRADEC- Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me dy të plagosur në qytetin e Pogradecit. Ngjarja është regjistruar orët e vona të natës së djeshme në një lokal në lagjen Nr.1 në këtë qytet. Burime të policisë konfirmojnë plagosjen e dy personave, 32-vjecarit Rigels Calla dhe 34-vjecarit Lorenc Marko.
Sërish sipas policisë, ngjarja ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta mes 5 të rinjve, e cila ka degjeneruar në goditjen me armë zjarri në pjesën e shpatullës ndaj Callës dhe goditjen me mjete të forta në kokë ndaj 34 vjecarit Marko.
Të dy të plagosurit tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë uniformat blu janë vënë në kërkim të tre autorëve të ngjarjes, të cilët rezultojnë me precedentë penale. Bëhet fjalë për Brian Syzën si dhe vëllezërit Bledar e Nardi Berberi.
Policia mësohet se ka gjetur në vendngjarje gëzhojat e tre lloj armësh zjarri të ndryshme, që vërtetojnë se tre të rinjtë në kërkim kanë qenë të armatosur.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)