Aleanca Kuq e Zi: Diskriminimi grek i papranueshëm
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar mesditën e sotje në lidhje me incidentin e 71-vjecare Came, e cila nuk u lejua të kalonte në kufi pasi iu pa vendlindja Camëri. Në reagimin e kësja lëvizje thuhet se reagimi i shtetit grek është i papranushëm, kjo pasi është vend i BE dhe duhet të respektojë liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
“Greqia është një vend i Bashkimit Europian, le të zbatojë liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Kthimi i 71-vjecares është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Aleanca Kuq e Zi.
Kjo lëvizje e quan këtë veprim, si diskriminim të shqiptarëve, ndërsa shton se shteti helen duhet të deklarojë kriteret që ka për vizat.
Sulltane Bajrami e nisur për në Greqi të vizitojë djalin e sëmurë, ka hasur sot në rezistencën e policisë greke që nuk i ka njohur dokumentacionin.
(m.a/BalkanWeb)