Sherr mes të rinjve, policia parandalon krimin
TIRANE- Nderhyrja e policise ka parandaluar nje krim qe mund te pasonte sherrin mes pesë te rinjve ne afersi te Stacionit te Trenit, ne kryeqytet.
Sipas policise, jane ndaluar 20-vjeçari Adrian Idrizit Mzhika, lindur në Mat e banues ne Koder Kamze dhe 21-vjeçarin Edvin Platunit Brahimaj, lindur në Mallakastër dhe banues po ne Kodër-Kamzë Tiranë.
Mesohet se ata jane kapur nderkohe qe konfliktoheshin me tre vëllezërit, Besim Ylvi Leti, 21 vjeç; Andi Ylvi Leti, 23 vjeç dhe Renato Ylvi Leti, 24 vjeç, që të tre banues në Bulqizë.
Në momentin e kapjes shtetasit Adrian Mzhika, iu gjet me vete një armë zjarri e tipit pistoletë TT model 54, me një karikator me shtatë fishekë.