Belgjikë, ceremoni dhe zi kombëtare për viktimat e aksidentit
Në Belgjikë kanë mbërritur trupat e fëmijëve dhe të rriturve, që u aksidentuan për vdekje me autobusin e ekskursionit në Zvicër dy ditë më parë. Vendi ka shpallur zi kombëtare dhe ka mbajtur një minutë heshtje dje në nder të tyre. 22 fëmijë dhe gjashtë të rritur humbën jetën, kur një autobus u përplas në betonin e autostradës zvicerane në kufi me Italinë, ndërsa ktheheshin nga një ekskursion skish. Trupat ishin vendosur të gjithë në arkivole të bardhë dhe u rreshtuan në një hangar në aeroport. Banda e ushtrisë luajti një pjesë në nder të tyre në aeroportin Melsbroek. Në ndërtesat zyrtare kishte muzikë solemne dhe flamujt e vendit ishin në gjysmështizë. Autoritetet zvicerane po hetojnë mbi incidentin, pjesa më e madhe e viktimave të të cilit ishin 12 vjeç.