E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne FRESSH, perplasen Rama, Veliaj dhe Spiropali

Mbledhja e pare e Asamblese Kombetare te Forumit Rinor Eurosocialist (FRESSH) eshte zhvilluar me debate te ashpra mes te rinjve te Partise Socialiste. Kryetarja e sapozgjedhur e forumit, Elisa Spiropali, ka braktisur dje ne menyre demonstrative mbledhjen qe duhet te zgjidhte anetaret e rinj te ketij forumi. Shkak jane bere perplasjet me Sekretarin per Rinine dhe Emigracionin, Erion Veliaj, per delegatet dhe zgjedhjen e drejtuesve te Asamblese. Burime nga drejtuesit e FRESSH thane se debate te ashpra kane lindur ne fillim te mbledhjes, kur Spiropali ka kundershtuar listen e delegateve dhe kandidateve per Asamblene Kombetare te FRESSH. Mesohet se Spiropali ka akuzuar Veliajn se ka sjelle njerez qe nuk kane qene parashikuar per delegate. Nderkohe qe ajo ka akuzuar Sekretarin per Rinine dhe per futjen e disa te rinjve ne salle, te cilet nuk ishin pjese e listave te delegateve. Debati mes Spiropalit dhe Veliajt ka vijuar per disa minuta, cka ka bere dhe krijimin e vonesave ne takimin ku ishte i pranishem dhe kryesocialisti Edi Rama. Nisja e takimit eshte vonuar per rreth 40 minuta. Me pas, Spiropali ka vendosur te braktise mbledhjen se bashkua me disa mbeshtetes te saj dhe kryetrare te FRESSH ne rrethe. Spiropali mesohet se ka shprehur rezerva edhe per emerimin e bere ne strukturat drejtuese te Asamblese, konkretisht per emerimin e kryetarit te Asamblese, Erind Bejko. Ky largim ka shkaktuar dhe me shume peshtjellim ne salle, nisur dhe nga prania e kreut te PS-se, Edi Rama. Burime nga mbledhja thane se kreu i PS-se i eshte drejtuar Spiropalit me fjalet: "eshte hera e dyte qe ma ben kete gje". Nderkohe qe me pas takimi ka zhvilluar normalisht me rendin e dites dhe me fjalet e kreut te PS-se, Edi Rama, i cili theksoi vlerat dhe rendesine qe ka ky forum per Partine Socialiste. Ky eshte debati i pare publik dhe nje krisje serioze ne funksionimin e Forumit Rinor Eurosocialist. Mbledhja me pas eshte drejtuar nga pese nenkryetaret e ketij forumi dhe drejtuesit e rinj te Asamblese se FRESSH; Joleza Koka Nenkryetarja per universitetet, Maria Myridinas nenkryetarja per shkollat e mesme, Erlis Hoxha nenkryetari per marredheniet me jashte dhe emigracionin, Juxhin Cela nenkryetari per zonat rurale dhe Atur Micko nenkryetari per profesionistet e rinj. Ne takim eshte vendosur per strategjine qe do te ndjeke FRESSH ne thithjen e sa me shume te rinjve dhe ne prezantimin e programit te PS-se ne pikat qe lidhen drejtperdrejte me rinine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›