Meta: Integrimi në BE, çështje e dinjitetit të një populli të izoluar padrejtësisht
Bugajski : I ftuari i sotëm është Ilir Meta, kryetari i Partisë Socialiste për Integrim, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, një aktor i rëndësishëm politik në politikën shqiptare. Mirëserdhët në emision! Faleminderit që e pranuat ftesën!
Meta : Faleminderit për ftesën. Është një kënaqësi për mua të jem këtu me ju.
Bugajski : Po filloj me një pyetje themelore, që ia kam bërë edhe kryeministrit Sali Berisha, si edhe liderit të opozitës, Edi Rama. Pyetja është kjo. A është Shqipëria një demokraci që po lulëzon, që po ecën në drejtimin e duhur apo një demokraci në tërheqje, që po shkon në drejtimin e gabuar?
Meta : Shqipëria pa asnjë diskutim që është një demokraci, e cila po konsolidohet dhe formësohet dhe zhvillohet çdo ditë e më shumë si një demokraci evropiane. Natyrisht që raporti midis asaj se sa demokratike është sot Shqipëria mund të përcaktohet përveçse nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, pa dyshim që një kriter kryesor mund të vlerësohet raporti i saj me Bashkimin Europian.
Bugajski : Siç e dini, Bashkimi Europian ka përcaktuar disa kushte që Shqipëria duhet t’i plotësojë që të kualifikohet për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian. Cili prej këtyre kushteve iu duket më i rëndësishëm, me të cilët duhet të pajtohet qeveria shqiptare, parlamenti shqiptar?
Meta : -Pa asnjë diskutim se Bashkim Europian kërkon plotësimin e një sërë kushtesh për ti dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat dhe patjetër më pas anëtarësimin e plotë të vendit në këtë union. Nuk duhet të harrojmë se BE nuk është më në kushtet e përpara 20 viteve, apo 10 viteve, kur ishte tepër entuziast për zgjerimin e tij dhe kur Europa ishte në një situatë ekonomike shumë më pozitive. Jemi në një situatë tjetër, ku BE ka arritur një zgjerim të jashtëzakonshëm dhe ku i duhet të përballohet me problemet që i ka sjellë ky zgjerim, ashtu sikurse i duhet të përballohet me këtë krizë tepër serioze, ekonomike dhe financiare e cila ka arsyet e saj globale, europiane apo dhe rajonale dhe lokale.
Nuk duhet të harrojmë se Greqia është një vend anëtar i BE, nuk mund të themi se nuk është një vend demokratik, përkundrazi, demokracia në një mënyrë dhe ka lindur në Greqinë e Lashtë, por aktualisht po ndesh disa probleme, po ndesh disa vështirësi të cilat nuk janë vetëm lokale, dhe në këtë drejtim duhet të kemi parasysh se raportet e Shqipërisë me BE janë dhe do të jenë kontraktuale. Ndaj vërejtjet e BE drejtuar drejtuesve të politikës në Shqipëri qëndrojnë në një masë të mirë por dhe nuk duhet të harrojmë se Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës 22 vite më parë, Shqipëria ishte Koreja e Veriut të Europës komuniste, nuk kishte asnjë krahasim mes Shqipërisë dhe ish Jugosllavisë, madje, as midis Shqipërisë dhe Rumanisë së Çausheskut. Shqipëria ishte vendi më i izoluar, ishte vendi më i prapambetur dhe në këtë drejtim kjo trashëgimi nuk mund të kapërcehet menjëherë. Për fat të keq ende në politikën shqiptare një pjesë e kësaj trashëgimie autoritariste ekziston, por unë mendoj që në shoqërinë shqiptare në tërësi kemi një situatë më pozitive.
Pra, qytetarët në raport me njëri-tjetrin janë shumë më të relaksuar, më të shtensionuar se sa shpesh janë politikanët përballë njëri-tjetrit, sidomos kur janë dhe kamerat prezent. Ndaj nuk duhet të absolutizojmë problemet që ka Shqipëria. Duhet të kemi parasysh se dhe vendet e tjera që janë anëtare të BE kanë pasur një situatë tejet konfliktuale edhe pasi janë bërë anëtarë të BE, kanë pasur konflikte të ashpra mes Parlamentit dhe Presidentit, kanë pasur për këto arsye zgjedhje të parakohshme presidenciale e kështu në vijim, për të mos përmendur pastaj rastin belg, ku për më shumë se një vit u desh që të krijohej qeveria që natyrisht nuk është një problem për Belgjikën. Pra, mendoj se ne kemi probleme për të zgjidhur, ku problem kryesor është rritja e përgjegjësisë së aktorëve politikë për të fituar kohën dhe jo për ta shpërdoruar atë, po në tërësi Shqipëria ka realizuar një progres real, një progres të qëndrueshëm i cili mund të konfirmohet dhe nga situata ekonomike e cila natyrisht që...
Bugajski : Para se të kalojmë te situata ekonomike, dua të flas më specifikisht për perceptimet e Shqipërisë nga jashtë. Një nga akuzat përsa i përket sistemit politik strukturor të Shqipërisë është se sistemi politik është tejet i polarizuar. Dhe se këto zënka politike mes partive kryesore pengojnë miratimin e ligjeve, pengojnë plotësimin e kritereve, pengojnë kryerjen e reformave të nevojshme që të kualifikohet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Si do i përgjigjeni ju këtij procesi polarizimi?
Meta :- ... Është e vërtetë që ende ka një polarizim të panevojshëm politik, sepse dallimet politike janë të domosdoshme për të funksionuar vetë sistemi demokratik si i tillë, por unë do të nënvizoja faktin se në muajt e fundit ka një shtensionim, ka një përmirësim të klimës politike, me kthimin e opozitës në Parlament. Një pjesë e rekomandimeve të Komisionit Europian të cilat kërkojnë bashkëpunimin e dy palëve në Parlament tashmë janë miratuar, dhe një pjesë e këtij legjislacioni i cili kërkon një maxhorancë të kualifikuar. Ka ende çështje të cilat duhen zgjidhur, ku në mënyrë të veçantë dhe më emergjente është përfundimi i reformës zgjedhore, i reformës për procedurat parlamentare, zgjidhja e çështjes së imunitetit, dhe unë shpresoj që kjo klimë të vijojë dhe pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, sepse integrimi europian është një aspiratë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, është një aspiratë e socialistëve, e demokratëve dhe gjithë të tjerëve. Më shumë se 90 përqind e qytetarëve tanë e dëshiron dhe e ëndërron anëtarësimin e Shqipërisë në BE , është çështje e një projekti politik, është çështje e një projekti ekonomik, është çështje e dinjitetit të një populli të izoluar padrejtësisht të cilit i është mohuar përkatësia europiane prej një sistemi tepër të huaj që u imponua në Shqipëri. Ndaj, në të gjitha këto drejtime unë besoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë për arsye sepse unë shpresoj që dhe politikanët shqiptarë e kanë kuptuar që radikalizmi nuk ndihmon vendin, nuk ndihmon forcat e tyre politike, nuk i ndihmon as vetë ata, sepse sot Shqipëria nuk është si në vitet ’90 apo ’91, ku njerëzit nuk kishin se çfarë të humbisnin. Sot nuk duhet të harrojmë se gati 85 përqind e ekonomisë kombëtare i takon sektorit privat, të gjithë kanë se çfarë të humbasin dhe kërkesa për stabilitet është një kërkesë e përgjithshme ashtu sikurse dhe kërkesa për të përshpejtuar integrimin europian është gjithashtu një kërkesë e përgjithshme dhe të gjithë janë përballë këtyre qytetarëve të cilët janë dhe votues. Zgjedhjet nuk janë larg, janë pas një viti dhe shpresoj që të vijojë ky bashkëpunim të plotësohen të gjitha rekomandimet e Komisionit Europian, Shqipëria të marr statusin e vendit kandidat, aq më tepër që në 28 nëntor të këtij viti ne do të festojmë dhe 100-vjetorin e pavarësisë.
Bugajski : Me pak fjalë, po thoni se konkurrenca politike është e rëndësishme, por polarizimi i tepruar, nëse çon në pengesë, është i dëmshëm për vendin, madje, për çdo qytetar. Tani po kaloj te zgjedhjet e fundit për president në Shqipëri. Në fakt, doja të flisja më shumë për procesin e zgjedhjes, sesa për individin e zgjedhur. Mesa kuptoj, ju keni luajtur një rol të rëndësishëm në gjetjen e kandidatit konsensual të pranueshëm nga të gjitha partitë, nga shumica e partive në Parlament, nga publiku i gjerë. Si mendoni, cila ishte arsyeja për mosarritjen e këtij konsensusi? Pse kandidati u zgjodh me një rezultat më të ngushtë sesa ai i përgjithshmi në Parlament?
Meta : Unë besoj se ne kemi lënë pas një proces i cili edhe pse nuk kërkohej domosdoshmërisht nga Kushtetuta, për shkak të ndryshimeve kushtetuese të cilat u bënë katër vite më parë, dhe që forca politike që unë përfaqësoj i ka kundërshtuar në mënyrë shumë të qartë, përsëri u zhvillua një proces i cili për fat të keq nisi vonë, por i cili sidoqoftë ishte një proces i vërtetë, ishte një proces gjithëpërfshirës, ishte një proces ku u përfshin të gjithë aktorët, ishte një proces ku u diskutua dhe ku u evidentuan kandidatura të mundshme të cilat mund të fitonin konsensusin e përgjithshëm, pra të dy palëve. Por natyrisht theksoj që fakti që ky proces nisi me vonesë dhe vetë afatet kushtetuese por dhe mosçlirimi ende nga disa paragjykime të cilat janë shumë të karakterit psikologjik dhe mosbesues se sa thelbësore solli disa zhvillime të paparashikuara, apo të papritura, sikurse ishte tërheqja e disa kandidatëve dhe natyrisht dhe emergjenca e respektimit të afateve kushtetuese për shkak dhe të evidimit të zgjedhjeve të parakohshme, sepse nëse kishte diçka për të cilën Shqipëria nuk kishte nevojë mendoj se ishin zgjedhjet e parakohshme, aq më tepër kur ende ne nuk kemi përfunduar dhe reformën zgjedhore dhe kur dihet se në të kaluarën ka patur kontestime ndaj proceseve zgjedhore
Bugajski : A mendoni, përsa i përket procesit të zgjedhjes së presidentit, duhet të bëjë Shqipëria zgjedhje direkt presidenciale, si shumica e vendeve në Europë, zgjedhje që do kishim një mandat më të gjerë publik për presidentin sesa një proces jo të drejtpërdrejtë që vendoset në Parlament? Si mendoni, duhet të mbajë Shqipëria zgjedhje presidenciale direkt?
Meta :- Unë jam plotësisht i mendimit se çështja e zgjedhjes së Presidentit nga Parlamenti si në të kaluarën apo dhe në rastin e fundit, tregoi se është e domosdoshme që ky të jetë një proces më transparent dhe natyrisht që të jetë i tillë rruga më e mirë do të ishte ajo që Presidenti të zgjidhej drejt për drejt nga qytetarët. Pavarësisht se kjo nuk duhet të ndikojë në ndryshimin e sistemit tonë, dhe as ndoshta në rritjen e kompetencave të Presidentit, i cili sidoqoftë nuk ka pak kompetenca dhe nuk është një figurë thjesht ceremoniale, ka një rol të rëndësishëm sidomos në fushën e drejtësisë dhe të institucioneve të pavarura. Absolutisht që një zgjedhje e drejt për drejtë nga qytetarët mendoj se do ti jepte atij dhe një autoritet më të madh moral po dhe gjithçka do ta bënte më transparente dhe nuk do të ishte një harxhim i panevojshëm i kohës, përkundrazi do të kishte një ushtrim tjetër demokracie dhe transparence.
Bugajski : Sa mbështetje gjen në parlament zgjedhja direkte e presidentit? A e mbështesin këtë çështje shumica e partive, apo e deputetëve?
Meta :- Ne këtë çështje e kemi ngritur dhe kur u bënë ndryshimet e fundit kushtetuese, atëherë të dy partitë kryesore ishin në unison për të bërë këtë ndryshim me idenë për të evituar krizat e panevojshme që mund të vinin nga imponimi në Kushtetutë i zgjedhjes së Presidentit në të gjitha raundet me 60 përqind plus 1 të votave, ndërkohë që nuk erdhi asnjë krize e tillë as në vitin 2002, kur u zgjodh për herë të parë zoti Moisiu, as në vitin 2007, kur u zgjodh zoti Topi. Megjithatë unë besoj se mund të arrihet një konsensus për këtë çështje në të ardhmen pra, pa shtuar kompetencat e Presidentit, të jepet mundësia qytetarëve që të votojnë, po tu jepet mundësia dhe kandidatëve të ndryshëm që të shpalosin alternativat e tyre, jo para kryetarëve të partive por para qytetarëve.
Bugajski : Përsa i përket Kushtetutës, përsa i përket zgjedhjeve jo të drejtpërdrejta, thatë se presidenti ka kompetenca të rëndësishme, me fjalë të tjera, emërimi i drejtorit të Shërbimit Informativ, i Prokurores së Përgjithshme, si mendoni, duhet të ketë më shumë autoritet, më shumë kompetenca kushtetuese presidenti i ri, edhe me këtë system jo të drejtpërdrejtë zgjedhjeje?
Meta :- Unë mendoj se Presidenti ka kompentenca dhe ka mundësi për të luajtur rolin e tij në forcimin e institucioneve të pavarura, dhe në mendimin tim besoj se para ndryshimeve të rëndësishme zgjedhja e Presidentit drejt për drejtë nga qytetarët do të ishte një element tjetër pozitiv në mënyrë që qytetarët të mos krijojnë idenë se Presidenti po zgjidhet pas kuintave dhe po zgjidhet dikush që u intereson dy tre apo katër politikanëve të caktuar. Ne kemi rastin e Maqedonisë, kemi dhe raste të tjera ku pak a shumë kompetencat janë të njëjta dhe Presidenti zgjidhet nga qytetarët.
Bugajski : Tani dua të flasim pak për partinë tuaj, Lëvizja Socialiste për Integrim. Këtë pyetje ua bëj përherë kryetarëve të partive që intervistoj. Pse votuesit duhet t’ju votojnë juve? Ku ndryshon programi juaj nga ai i demokratëve dhe i socialistëve? Kam edhe një pyetje specifike. Ju e përcaktoni partinë tuaj si socialiste. Ç’do të thotë kjo në konfigurimin politik të momentit, kur termi socialist e ka humbur shumicën e kuptimit të tij origjinal?
Meta :- Unë besoj se LSI ka sjell shumë varietete në jetën politike shqiptare. Për herë të parë u krijua një forcë politike e cila pati një mbështetje reale dhe e cila për fat të keq në dy zgjedhje u dëmtua në mënyrë të rëndë dhe të qëllimshme nga dy forcat e tjera politike si në zgjedhjet e vitit 2005 ashtu dhe në zgjedhjet e vitit 2009 ku u bë një kodi i veçantë kundër kësaj force politike sepse në një farë mënyrë dy partitë e tjera kërkonin të absolutizonin një sistem më të polarizuar ku qytetarëve të mos u jepet mundësi të bëjnë një zgjedhje të tretë, jo vetëm për LSI po dhe për çdo forcë tjetër politike që ka ekzistuar në të kaluarën apo që mund të krijohet në të ardhmen. Në këtë drejtim në radhë të parë LSI mendoj që ka kontribuar dhe kontribuon për të depolarizuar jetën politike në vend, për të thyer tabu të cilat kanë krijuar probleme të mëdha politike, të cilat janë shoqëruar me ndarje të thellë dhe shoqërore dhe psikologjike. Por mbi të gjitha LSI ka treguar në vijimësi që nga dita e krijimit është një forcë pro europiane, është një force e cila si motivim të saj kryesor ka përshpejtimin e të gjitha reformave të cilat bashkojnë Shqipërinë me Europën më shpejt. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që është krijuar, sepse një nga arsyet që ajo u krijua në shtator 2004 ishte ngadalësimi i ritmeve të reformave të integrimit europian dhe në çdo kohë në rast se ne do të vlerësojmë qëndrimin e LSI-së, pavarësisht se me kë ka qenë në koalicion, apo dhe në rastet kur nuk ka qenë në koalicion, kur ka qenë e detyruar të ndeshet e vetme përballë dy forcave të tjera gjithnjë ajo ka qenë në një drejtim me kërkesat e qytetarëve shqiptare dhe me kërkesat e vetë BE për të orientuar politikën shqiptare qeverisjen në Shqipëri drejt atyre reformave të cilat sjellin më shumë stabilitet, të cilat forcojnë institucionet, të cilat stabilizojnë dhe ristrukturojnë ekonominë për ta bërë më konkurruese dhe mendoj që ky ka qenë dhe do të mbetet orientimi themelor i LSI dhe në të ardhmen.
Bugajski : E kuptoj, por pyetja ime ishte specifikisht për termin “socialist”. Ç’domethënie ka në kontekstin aktual politik? Me fjalë të tjera a ka një program më rishpërndarës përsa i përket ekonomisë, rishpërndarje drejt publikut, a është… ju përmendët sipërmarrjet private. S’ju duket më tepër një qëndrim i qendrës së djathtë sesa i qendrës së majtë? Ku ndryshoni ju nga Partia Socialiste apo ajo Demokrate?
Meta :- Mendoj se ekonomia e tregut nuk është një element që i takon të djathtës, apo liberalëve, mendoj që ekonomia e tregut e cila shoqërohet me politika sociale të cilat ndihmojnë në rishpërndarjen e të mirave materiale për të krijuar një raport më të drejtë midis shtresave të ndryshme në shoqëri dhe ekonomia e tregut e cila shoqërohet dhe me politika rregullative të shëndetshme dhe efikase, absolutisht që është rruga më e sigurtë për të rritur mirëqënien e të gjithë shoqërisë si të tërë po dhe për të mbrojtur shtresat në nevojë. Për shembull, këtu tek ne ka lindur një debat për sa i takon taksës së sheshtë, e cila është kundërshtuar si një taksë që ndihmon apo u shërben më shumë kapitalit privat sesa qytetarëve. Duhet të pohoj që ne jemi si forcë politike të prirur për të qenë parimor dhe pragmatistë, që do të thotë se nuk është themelore në përcaktimin e majtë, të djathtë nëse përcaktohe një taksë progresive apo një taksë e sheshtë, apo një lloj tjetër takse, por është e rëndësishme të kuptojmë që politikat rishpërndarëse apo politikat e solidaritetit social nuk mundet të bazohen mbi dogma, ato do të bazohen gjithmonë mbi rritjen ekonomike, do të bazohen mbi rritjen e mirëqënies në tërësi të gjithë shoqërisë, dhe në këtë drejtim Shqipëria ka patur dhe ka nevojë për aplikimin e taksës së sheshtë, si mundësia më e mirë për të tërhequr investimet e huaja por dhe si rruga më e mirë për të zhvilluar, për të stimuluar biznesin vendas sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të hapim më shumë vende pune do të gjenerojmë më shumë mirëqënie dhe pasuri për të gjithë shoqërinë dhe natyrisht do të kemi mundësi që me politika të tjera sociale rishpërndarëse të ndihmohen shtresat më në nevojë të shoqërisë. Pra, ne jemi për një socializëm të çliruar nga dogma, për një socializëm i cili nuk absolutizon tregun, dhe ekonominë e tregut po e sheh atë si një instrument për të zhvilluar shoqërinë dhe si një instrument për të ndihmuar qytetarët dhe sidomos shtresat në nevojë.
Bugajski : Mesa kuptoj, jeni një forcë sociale me pikëpamje qendrore që mbështet tregun. Me fjalë të tjera, tregu sjell rritje, por duhet të ketë rregulla për të mbrojtur shtresat më të pafata të shoqërisë, një rrjetë sigurie e kështu me radhë. Tani dua të flasim për mundësinë e zgjedhjeve parlamentare. Prisni zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sa herë vij në Tiranë, dëgjoj fjalë se zgjedhjet do zhvillohen shumë shpejt, madje, kam dëgjuar edhe disa data të përcaktuara, por në të vërtetë, këto fjalë janë shuar. Prisni zgjedhje të parakohshme parlamentare?
Meta :- Unë kam që nga viti 1992 kur hyra për herë të parë në Parlament si deputet i PS dhe isha shumë më i ri atëherë, 22-23 vjeç dhe çdo javë besoja se javën tjetër do të kishte zgjedhje të reja, sepse duke qenë i pakënaqur me qeverinë dhe duke besuar në drejtësinë e çështjeve të cilat unë mbroja dhe përfaqësoja, po njëkohësisht dhe duke u takuar gjithmonë me përkrahësit e këtyre çështjeve dhe këtyre kauzave, pra me qytetarët të cilët ishin kundër qeverisë, më dukej sikur e gjithë Shqipëria kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe këto do të ndodhnin shumë shpejt. Ndaj dhe vazhdimisht ka kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe në fund të fundit është detyra e çdo opozite që ti kërkojë ato të punojë dhe të shpresojë për to. Por këto nuk do të ishin të dobishme për vendin sepse ne jemi në një proces kur duhet të përmbyllim dhe disa detyrime të tjera që kemi ndaj BE, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. Prandaj zgjedhjet e parakohshme para zgjedhjes së Presidentit, para marrjes së detyrës në 24 korrik, përpara se KE të parapërgatisë opinionin e tij për statusin, përpara se këshilli të ketë mundësi të shprehet e kështu me rradhë. Mendoj se janë tërësisht të panevojshme dhe jam i bindur që vendi ka nevojë për të vendosur një rregull që zgjedhjet të zhvillohen çdo katër vite, që çdo maxhorancë të ketë të domosdoshme për të provuar aftësitë e saj, ashtu sikurse dhe opozita të ketë kohën e nevojshme për të ndërtuar një alternativë më të mirë në të ardhmen.Për të mos i shtuar këtyre arsyeve shqiptarëve që unë përmenda më parë të cilat i bëjnë këto zgjedhjet të panevojshme madje dhe të dëmshme, për të mos shtuar faktin se vetëm pak ditë më parë në Greqi përfunduan zgjedhjet e dyta të parakohshme, apo në rajonin tonë ashtu sikurse ka progres ka dhe zhvillime të papritura, kur dihet roli i Shqipërisë në rajon për stabilitetin e tij. Pra, ka shumë arsye pse nuk janë të nevojshme, pse janë tepër zgjedhjet e parakohshme për Shqipërinë aq më tepër kur nuk ka mbetur shumë kohë deri në zgjedhjet normale, në më pak se një vit.
Bugajski : E kuptoj fare mirë logjikën tuaj, por çdo parti bën planifikime për zgjedhjet e ardhshme. Çdo parti ka përgjegjësi të shohë para. Duke ditur se do zhvillohen zgjedhjet vitin tjetër, në 2013-tën, e shihni veten si përcaktues në qeverinë e ardhshme, në një koalicion në të ardhmen dhe nëse po, cila nga dy partitë kryesore ka më tepër mundësi të jetë partia me të cilën do bënit koalicion. Po flasim para kohe, por ju shihni përpara. Mesa kuptoj, ka një detantë mes jush dhe Partisë Socialiste, me Edi Ramën. Si mendoni, do arrini aleancë me ata, apo me Partinë Demokratike?
Meta :- Duke iu kthyer dhe një herë insistimit tuaj për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme dua tu sqaroj se në sajë të ndryshimeve që iu bënë Kushtetutës së republikës së Shqipërisë 4 vjet më parë, është bërë pothuajse e pamundur që të ndryshohet qeveria në Parlament për arsye se mocioni i mosbesimit është bërë pothuajse i pamundur për të qenë i suksesshëm, por nuk dua të hyj në detaje të mëtejshme. Pra, në një farë mënyre vetë drejtuesit e opozitës aktuale e kanë çimentuar qeverisjen në Parlament. Së dyti, për zgjedhjet e vitit 2013 unë e kam theksuar dhe ne si LSI e kemi nënvizuar vazhdimisht se do ti qëndrojmë marrëveshjeve me PD-në deri në fund të këtij mandati. Ndërsa lidhur me atë se çdo të bëjë LSI në zgjedhjet e vitit 2013, se si ajo do të paraqitet, akoma më tepër se çfarë do të bëjë LSI pas vitit 2013. Natyrisht që kjo është një përgjigje e cila nuk mund të jepet sot kursesi, sepse nuk mund të jetë një përgjigje personale, dhe e imja si kryetar i kësaj force politike. Do të jetë rezultat i një analize në kohën e duhur, pranverën e vitit të ardhshëm, por në çdo rast LSI do të punojë më ngushtë me ato forcat politike që do të punojnë më shumë për integrimin europian të Shqipërisë.
Bugajski : E di që është e parakohshme dhe s’dua të këmbëngul shumë, por detyra ime është të shikoj të ardhmen e politikës në Shqipëri. Një problem i madh për Shqipërinë, që është theksuar edhe nga Bashkimi Europian, edhe nga Komisioni Europian, madje edhe nga disa qeveri të huaja është çështja e korrupsionit të zyrtarëve. Si mendoni ju, korrupsioni është në rritje në Shqipëri apo autoritetet po arrijnë ta zgjidhin siç duhet çështjen? Si mendoni, ç‘vend zë Shqipëria në indeksin e korrupsionit?
Meta :- Unë mendoj se lidhur me çështjen e luftës kundër korrupsionit, Shqipëria ka bërë një progres të rëndësishëm përgjatë gjithë këtyre viteve, po absolutisht që mbetet një problem serioz dhe pa dyshim që dhe në rritjen e perceptimit të korrupsionit në sytë e opinionit publik, përveçse rasteve konkrete kur shtetarët janë të detyruar që të paguajnë për shërbime të caktuara, absolutisht që një kontribut të madh ka vetë politika shqiptare, e cila për arsye politike e a kthyer luftën kundër korrupsionit jo në një angazhim të vërtetë real dhe të domosdoshëm për ta luftuar si një e keqe e madhe për Shqipërinë, për ekonominë, për institucionet, për qytetarin duke i rritur koston e jetesës së tij, por si një përpjekje për të dëmtuar kundërshtarin politik, me akuza të qëna po dhe shpesh të paqëna. Ndaj dhe mendoj se përqasja më e mirë në luftën ndaj institucionit është ajo institucionale, ajo ligjore, ajo e cila fillon me heqjen e imunitetit për politikanët dhe zyrtarët e lartë, sepse kjo është e vetmja rrugë për të rritur besueshmërinë e të gjithë politikanëve në raport me qytetarët, por dhe për ti dhënë mundësi drejtësisë që të hetojë dhe të gjykojë pa pengesa.
Bugajski : Kam vënë re, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet post-komuniste ku shteti i së drejtës nuk shpaloset plotësisht, ku ka shumë ndërhyje politike në proceset gjyqësore, qytetarët presin që politikanët e tyre të jenë të korruptuar, që do të thotë se edhe ata që s’janë të korruptuar, shihen si të tillë. Vetë ju keni qenë i përfshirë kohët e fundit në gjyq për akuza korrupsioni dhe dolët i pafajshëm. Mendoni se sistemi gjyqësor në këtë vend, në Shqipëri, është i pavarur mjaftueshëm sa të mos ndikohet politikisht?
Meta :- Natyrisht që gjyqësori, këtu kam në konsideratë prokurorinë dhe gjykatat, janë pjesë e këtij sistemi institucional dhe janë pjesë e kësaj shoqërie. Në këtë drejtim, pa asnjë diskutim që ekzistojnë presionet, nga më të ndryshmet, po absolutisht që në Shqipëri është adoptuar një legjislacion i cili absolutisht që shpesh herë i ka dhënë gjyqësorit një pavarësi jo vetëm të merituar nga politika, po ndonjherë dhe pavarësi nga ligji që nuk duhet të ndodhi. Unë mund ti kthehesha rastit tim. i bindur se kishim të bënim me një sulm politik dhe me një shantazh dhe për hir të ndjeshmërisë që kishte dhe që ka opinioni publik për akuat që bëhen ndaj politikanëve unë jo vetëm që kam dhënë dorëheqjen po kam kërkuar që të më hiqet imuniteti dhe të përshpejtohen procedurat, po dhe njëkohësisht kam kërkuar bashkëpunim me prokurorinë në mënyrë që ajo të zbatojë ligjin, të bëjë hetimet por dhe të respektojë të drejatt e mia si qytetar, jo si politikan. Por ën gati 9 letrat e mia dhe të avokatëve të mi i kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme prokurores së përjgithshme që të respektojë ligjin, të respektojë kodin e procedurës penale vetëm për një arsye që ky proces të ishte transparent dhe ky proces të zhvillohej sa më shpejt.
Në fund fare jo vetëm që pas gjithë këtyre letave nuk kam marr një përgjigje të drejt për drejtë nga prokurorja e përgjithshme dhe kjo është një e drejtë e saj, por vazhdimisht mu mohuan të gjitha të drejtat e mia si qytetar dhe si palë mbrojtëse për të qenë pjesë e ekspertizave që zhvilloheshin për videomontazhin në fjalë, por në fund fare absolutisht që të gjitha këto kërkesa, shkelje të ligjit që u bënë ndaj meje si qytetar, sollën dhe shpalljen nga gjykata si të pavlefshme të provave, të themi të sjella nga ana e prokurorisë, duke kërkuar ribërjen e tyre në zbatim strikt të ligjit, të kodit të procedurës penale. Dhe pavarësisht se kisha të drejtë për të kërkuar mbylljen e kësaj çështje për shkelje të procedurave të bëra nga ana e prokurorisë, përkundrazi bashkë me avokatët kërkuam vajtjen deri në fund të këtij procesi, të këtij ballafaqimi, me çdo dëshmitar që kishte sjell organi i akuzës. Absolutisht ju siguroj se çështja ime ishte politike, ishte çështje e ndërhyrjes në gjyqësor, po tërësisht në të kundërtën e asaj për të cilin mund të mendoj cilido që ka të drejtë ta mendojë në këtë mënyrë, dhe që na ndjek ne. Pra, ishte një ndërhyrje ndaj prokurorisë për të shkelur ligjin, për të fshehur të vërtetën dhe për të montuar një proces për arsye politike. Por për mua kjo është një çështje e mbyllur unë shoh përpara, por kjo më ka ndërgjegjësuar për problemet e mëdha që kanë qytetarët shqiptarë, sidomos në raport me organin e akuzës për shumë çështje që hapen pa prova ose me prova jo të ligjshme.
Njëkohësisht, për shkeljen e procedurave të bëra në mënyrë jo të qëllimshme të cilat çojnë pastaj edhe në vendime të gjykatave të cilat vënë në diskutim autoritetin e gjykatës shpesh dhe pa të drejtë. Po në rast se gjykata do të vendosë për një çështje dhe ajo shikon se organi i akzuës ka shkelur ligjin, ka shkelur procedurat, ka shkelur të drejtat e qytetarit natyrisht ajo nuk mund të marri vendime në kundërshtim me ligjin. Në këtë drejtim unë mendoj se kërkohet një reformë e cila nuk parakupton thjesht ndryshim njerëzish, por e cila kërkon masa serioze ndaj të gjithë atyre që shkelin me qëllim dhe me vetëdije ligjet, të politikanëve në detyrat e tyre publike, por dhe të prokurorëve, të gjyqtarëve dhe gjithë të tjerëve, ndaj dhe është e rëndësishme do të nënvizoja heqja e imunitetit për të gjithë gjyqtarët e lartë.
Bugajski : Kush mendoni se fshihej pas kësaj tentative sulmi politik ndaj jush?
Meta :- Ka qenë një atak i mirëorganizuar, nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, me një qëllim të vetëm destabilizimin e vendit dhe me një shpresë të vetme se unë nuk do të jepja dorëheqjen duke qenë dhe i bindur për montazhin në fjalë dhe kjo mund të çonte në qëllime të justifikuara të mundshme. Unë e di shumë mirë se cilët kanë qëndruar pas këtij veprimi, por edhe të tjerët e dinë shumë mirë gjithashtu. Kjo nuk ka më rëndësi për mua. Unë jam një politikan që shikoj drejt të ardhmes, asnjëherë nuk i jam shmangur sfidave, ballafaqimeve, dhe në fund të fundit është detyra e çdo politikani që ta bëjë këtë gjë. As ky qëllim që unë theksova më parë nuk u arrit, as dëmtimi apo shkatërrimi i LSI nuk u arrit, zgjedhjet lokale provuan të kundërtën, aq më tepër në kryeqytet ku beteja ishte më politike se kudo tjetër, dhe ku LSI pothuajse u dyfishua në numrin e votuesve, që tregonte qartë që ishte bërë një sulm politik i cili do të merrte një përgjigje dhe politike.
Bugajski : Shpeshherë analistët amerikanë, por edhe ata europianë më pyesin se sa kohë i duhet Shqipërisë, edhe pse korrupsionin s’mund ta eliminosh plotësisht, ta çojë atë në një nivel më të pranueshëm, si në Bashkimin Europian? Sepse në fund, korrupsioni s’është vetëm vjedhje ndaj qytetarëve, por edhe ndaj biznesmenëve, biznesmenëve të pavarur që duan të zhvillojnë bizneset pa qenë nevoja të paguajnë zyrtarët. Sa kohë do i duhet Shqipërisë të arrijë një nivel të pranueshëm edhe në Bashkimin Europian?
Meta :- Natyrisht që kjo kohë do të jetë e barabartë me kohën që Shqipërisë do ti duhet për tu anëtarësuar në BE. Dihet që pas disa anëtarësimeve të fundit të bëra në BE u vu re që këto fenomene nuk po adresoheshin në nivelin e duhur me instrumentat e duhura me rezultatet e duhura nga vendet të cilat e përfituan këtë anëtarësim ndaj dhe shtrëngimi nga ana e BE i kërkesave dhe rregullave për çështjet e luftës kundër korrupsionit apo it të organizuar, sidomos për kapitujt 23-24 ka qenë edhe është i dorës së parë dhe unë besoj se është një përgjegjësi e të gjithë klasës politike të kontribuoj në këtë drejtim. Ndaj dhe e theksoj dhe njëherë tjetër që një hap i rëndësishëm i vullnetit politik është pikërisht zgjidhja e çështjes së imunitetit. Kjo do ta bëjë më të përgjegjshme dhe në përgjithësi të gjithë zyrtarët e lartë, po kjo do ti japë më shumë mundësi drejtësisë për të luftuar dhe për të goditur këtë fenomen më me efikasitet.
Bugajski : Le të flasim tani për politikat e jashtme, marrëdhëniet me jashtë. Ju e përmendët, diskutuam kualifikimet, kualifikimet e Shqipërisë për Bashkimin Europian. Dua ta shoh nga një tjetër këndvështrim. Duke parë problemet e veta financiare të Bashkimit Europian, të krizës së borxheve, të krizës së borxheve të brendshme, të së ardhmes së panjohur të Euros, një recession i ri ekonomik që troket në derën e Bashkimit Europian. Ia vlen që Shqipëria të anëtarësohet, nëse përmbush kriteret?
Meta :- Pyetja juaj më kujton dhe pyetjen e disa kongresmenëve të nderuar amerikan që takova së fundi në Captiol Hill kur përsëri theksoja rëndësinë që ka për Shqipërinë anëtarësimi në BE dhe pak a shumë ishte kjo pyetje: Doni të anëtarësoheni në Europë dhe tani që ka shumë probleme? Kur në fakt politika e DASH për Shqipërinë është shumë e qartë dhe ka si prioritet kryesor të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe kjo ka arsyet e saj, ashtu sikurse dhe arsyeja kryesore që ne duam që Shqipëria të bashkohet me BE dhe shqiptarët duan është sepse BE lindi dhe në radhë të parë është një projekt politik, që do të thotë paqe, bashkëpunim, stabilitet, tolerancë dhe dihet se BE lindi si një domosdoshmëri për të evituar luftrat që kishin ndodhur në të kaluarën që kishin nisur nga Europa dhe akoma më keq nga Ballkani. Ndaj për ne si shqiptarë, po dhe si ballkanas pavaërsisht nga problemet aktuale që ka BE probleme të cilat janë në nivel jo vetëm rajonal po dhe global, ky anëtarësim dhe ky projekt do të thotë shumë, sepse do të thotë konsolidim i paqes, do të thotë konsolidim i stabilitetit, do të thotë çrrënjosje e ndarjeve për arsye etnike, të cilat kanë sjellë aq shumë vuajtje e tragjedira për popujt tanë të cilat janë ende për fat të keq janë të freskëta. Ndaj besoj se dhe prosperiteti ekonomik i vendeve tona pavarësisht nga impakti negativ që ka dhe në rritjen tonë ekonomike kjo situatë turbulente europiane dhe globale nga pikëpamja ekonomike, financiare, përsëri perspektiva jonë dhe e zhvillimit ekonomik bazohet tek ecuria e këtij projekti politik, sepse pa paqe, pa stabilitet nuk mund të ketë zhvillim, nuk mund të ketë investime të huaja nuk mund të ketë zhvillim të biznesit vendas, nuk mund të ketë mirëqenie, po do të ketë frustim ekonomik dhe social që është lënda e parë për nacionalistët, të gjithë ata që kërkojnë të përdorin politikën përmes ngacmimit të plagëve të së kaluarës kur qëllimi ynë është që ti shërojmë ato njëherë e mirë.
Bugajski : Do ju bëj një pyetje të pashmangshme, ajo për Kosovën. Këtë pyetje ia kam bërë çdo politikani shqiptar. Në emisionin e shkuar, mora në intervistë forcën e tretë në Kosovë, nëse doni t’I drejtohem kështu, Albin Kurtin, dhe ai tha se zgjidhja më e mirë afatgjatë për problemet e brendshme dhe ndërkombëtare të Kosovës, ishte një bashkim gjithëshqiptarësh me Shqipërinë. Si i përgjigjeni ju? Jeni dakord me të?
Meta :- Në rast se nuk do të ishim pjesë e gadishullit ballkanik por atij skandinav, natyrisht që qëndrimet e mia nuk do të ishin shumë larg atyre dhe të politikanëve të caktuar norvegjez. Por duke qenë pjesë e këtij gadishulli, një histori tepër tragjike dhe të përsëritur në mënyrë të tillë, absolutisht që jemi të bindur që e vetmja alternativë për të çliruar të gjitha energjitë, potencialet e shqiptarëve, po gjithë popujve të Ballkanit, është ajo e integrimit europian. Dhe në këtë drejtim, në këtë këndvështrim, unë besoj që meqenëse ju përmendët dhe zotin Kurti, unë besoj se nuk ka asnjë komb në gadishullin e Ballkanit që ka përfituar më shumë nga proceset e integrimit europian, nga era e re në të gjithë kontinentit pas rënies së murit të Berlinit, se sa shqiptarët. Nuk ka patur asnjë komb më të izoluar, më të ndarë, më të diskriminuar, se sa shqiptarët në të shkuarën, po të kemi parasysh Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët e maqedonisë, të Preshevës, të Malit të Zi dhe kështu me radhë. Ndaj është e rëndësishme që kjo alternativë, ky projekt integrues të vazhdojë i cili natyrisht nuk ka arsye pse të përjashtojë dhe proceset integruese mbarëshqiptare, po gjithmonë në funksion të këtij integrimi europian të të gjithë rajonit dhe duke evituar ndjenjat e ksenofobisë ndaj popujve të tjerë, ndaj kombeve të tjera, sepse unë mendoj që vlerat tona shtohen duke njohur dhe vlerat e të tjerëve, dhe mbi të gjitha unë mendoj se ajo çka SHBA, NATO, kanë bërë për Kosovën, për shqiptarët, për Shqipërinë, ajo çka BE ka investuar për dekada të tëra meriton një mirënjohje dhe në fund të fundit ky projekt integrues nuk duhet të vazhdojë thjesht si mirënjohje ndaj SHBA, NATO dhe BE por si një domosdoshmëri për të zgjeruar hapësirat e afirmimit të shqiptarëve, si komb si qytetarë evropianë, të cilët padrejtësisht janë paragjykuar në të kaluarën për arsye se kanë qenë të izoluar dhe të panjohur për një pjesë të mirë të botës.
Bugajski : Mendoni se ngutja dhe nxitimi për integrim shkakton efektin e kundërt? Me fjalë të tjera, frikëson fqinjët, çon në ksenofobi e ndasi më të mëdha në Ballkan? Me ç‘po kuptoj, po thoni se shumë politikanë këtu në Shqipëri do presin anëtarësimin e të dy shteteve në Bashkimin Europian dhe ta bëjnë procesin organik, natyral Brenda Bashkimit Europian. Po e përmbledh tamam atë që po thoni?
Meta :- Unë besoj se ngadalësimi i këtij projekti natyrisht që krijon si një alternativë zgjidhje të tjera, të cilat natyrisht që nuk janë ato për të cilat kanë nevojë shqiptarët, kanë nevojë gjithë popujt e Ballkanit, ndaj e nënvizoj që këto integrime edhe mbarëshqiptare duhet të zhvillohen në dinamikën e integrimeve europiane të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Serbisë duke patur parasysh shqiptarët e Luginës së Preshevës, Malit të Zi. Natyrisht kemi diss shqetësime dhe kemi disa probleme , të cilat kanë të bëjnë në radhë të parë me statusin e Kosovës, kanë të bëjnë me faktin se qytetarët e saj janë të vetmit në rajon të cilët nuk mund të udhëtojnë pa viza në hapësirën Shengen. Ndërkohë që ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, 30 vjet më parë ata e kishin këtë mundësi. Po kështu proceset integruese të Kosovës kanë vështirësitë e tyre. Dihet që po përgatitet studimi i fizbilitetit për MSA-në, po dihet njëkohësisht se ende 5 vende anëtare nuk e kanë njohur Kosovën, pavarësisht se janë përpjekur të jenë fleksibile për zgjidhje të caktuara që fasilitojnë përgatitjen e Kosovës për integrime europiane. Njëkohësisht nuk duhet të harrojmë që shqiptarët e Maqedonisë janë të pakënaqur nga mosanëtarësimi i Maqedonisë në NATO apo nga mosecuria e duhur e integrimit europian të këtij vendi për arsye të cilat kanë të bëjnë me çështjen e emrit dhe për arsye të tjera lokale, apo rajonale. Në këtë kontekst këto frustrime është e rëndësishme të kihen në konsideratë dhe nga vetë BE, nga SHBA dhe NATO që kanë investuar shumë për stabilitetin e këtij rajoni dhe të cilat mbeten të bindura se integrimi në BE i gjithë këtyre vendeve, përfshi dhe Bosnjen, përfaqëson zgjidhjen finale të problemeve të Ballkanit në një plan afatgjatë. Dhe Shqipëria është e ndërgjegjshme për këto vështirësi, dhe përpiqet të luajë me bindje të plotë rolin e saj konstruktiv dhe moderator.
Bugajski : Do ju bëj edhe disa pyetje të tjera për Ballkanin e gjerë. Ju e përmendët një vend, por do doja t’ju bëja një pyetje më specifike. Serbia. Ju keni qenë në pararojë të kërkimit të përmirësimit të marrëdhënieve me Beogradin dhe keni bërë mirë. Duhet të krijosh marrëdhënie të mira me fqinjët, sidomos me ata më të mëdhenj. Si e shikoni tani Serbinë, pas zgjedhjes së Tomislav Nikoliçit. Me fjalë të tjera, a po ecën Serbia në rrugën e duhur, drejt normave europiane, apo do ketë një sprapsje? Janë ende ditët e para, por si e shihni ju presidencën e Nikoliçit?
Meta :- Nuk është dhe kaq herët për të folur për presidentin e ri të Serbisë, për arsye sepse pavarësisht se është president i zgjedhur nga qytetarët e Serbisë, dhe kjo është një çështje në radhë të parë e serbëve për të vendosur. Është për të ardhur keq dhe me fillimet ekësaj presidence ka bërë disa deklarata të cilat absolutisht që duhet të rivlerësohen prej tij dhe institucioneve të Serbisë, sikurse është rasti i Serbrenicës ku absolutisht kemi të bëjmë me një genocid të pashembullt njerëzor, ku unë kam pasur rastin të jem vetë si përfaqësues i Shqipërisë në ceremoni të përvitshme që organizohen atje, ku kemi një qytet me varreza, me njerëz të pafajshëm, me gra, me fëmijë, me të moshuar. Dhe të bësh një deklaratë të tillë padyshim që është një provokim i hapur për këto plagë të cilat duhet të mbyllen, duhet të kurohen, përmbi të gjitha është një lëndim i madh i gjithë atyre që përjetuan tragjeditë e luftërave në Ballkan të shkaktuara nga Millosheviç të cilët jetojnë ende, të cilët janë me qindra mijëra, por të mos thënë me miliona. Ndaj e kam pritur me trishtim këtë ndryshim në Serbi, për arsye sepse besoj që demokratët e kryeministrit të ndjerë Gjingjiç dhe më pas të zotit Tadiç kanë bërë përpjekje të mira për të hapur një rrugë europiane për Serbinë dhe serbët në paqe dhe në bashkëpunim me gjithë popujt e këtij rajoni dhe sidomos dhe në drejtimin e marrëdhënieve me Shqipërinë janë hedhur disa hapa të rëndësishëm. Unë jam krenar për hapin e guximshëm të hedhur që në vitin 2001, kur kam qenë kryeministër, së bashku me ish kryeministrin e ndjerë zoti Gjingjiç, po dhe më pas kur kam qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe pa asnjë dyshim për bindjen time, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë vazhdojnë të mbeten shumë të rëndësishme për të gjithë rajonin, për arsye se marrëdhëniet midis serëve dhe shqiptarëve kanë qenë dhe janë determinuese për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Në këtë drejtim ne duhet të vazhdojmë të punojmë, ashtu sikurse kemi punuar shumë për të përmirësuar bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe minoritetit serb në Kosovë, ku Shqipëria ka ndërmarr nisma të vazhdueshme edhe në mbështetje, në përkrahje të komunave me shumicë të komunitetit serb në Kosovë, sikurse ka qenë rasti i komunës së Graçanicës ku Shqipëria ka investuar për projekte të ndryshme infrastrukturore, apo sociale, për të dhënë mesazhin se Shqipëria mbështet në radhë të parë një Kosovë demokratike, një Kosovë të pavarur, një Kosovë europiane, ku njerëzit jetojnë në paqe dhe tolerancë me njëri tjetrin. Ndaj ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Serbinë pavarësisht nga vështirësitë. Besojmë se zgjedhja e zotit Tadic si kryeministër i ardhshëm do të ishte një sinjal balancues shpresojmë që Serbia të ecë në rrugën e reformave, në rrugën e ndryshimeve të fshijë menjëherë dhe përgjithmonë atë faqe të errët në historinë e saj dhe shpresojmë që presidenti i ri i saj të orientohet drejt të ardhmes.
Bugajski : Përsa i përket statusit të bllokuar të Kosovës, ndarjen në veri të saj, statusin e bllokuar të Maqedonisë për shkak të debatit me Greqinë, që edhe ju e përmendët dhe pakënaqësitë e popullsisë shqiptare, duke parë edhe vetë situatën në Greqi, që pavarësisht zgjedhjeve më të fundit, ende përballet me trazira të brendshme përsa i përket ndikimit të paketës shtrënguese dhe reformave të nevojshme, priten konflikte të tjera në Ballkan?
Meta : - Natyrisht që nuk duhet të kishim iluzione se Ballkani i cili ku lindën dy luftëra botërore do të ndryshonte në 10 vite gjithçka në historinë e tij, kur të mos harrojmë se vetëm 13 vjet më parë Kosova u zbraz në sajë të një genocidi të pashembullt, në vijim të gjenocidit të ndodhur në Bosnje. E pra, janë shumë pak 13 vite apo dhe më shumë për të ndërtuar një herë e përgjithmonë një Ballkan ku lulëzon paqja, mirëkuptimi, harmonia midis etnive të ndryshme, sepse nuk duhet të harrojmë se në Kosovë, në Bosnje, në Kroaci, ashtu sikurse ka për fat të keq me dhjetëra- mira të hapura vetëm 13 vite më parë, vetëm 17 vite më parë, ka dhe me qindra mijëra njerëz që përjetuan luftën, që humbën njerëzit e afërm. Kështu që ka qenë pak mendoj unë për të ushqyer iluzione të tilla që çdo gjë përfundoi dhe Ballkani është vetëm në rrugën e stabilitetit, në rrugën e progresit, në rrugën e lulëzimit ekonomik, që gjithçka u harrua. Por unë jam i bindur dhe qëndroj i palëkundur në këtë bindje që gjithë popujt e Ballkanit e kanë kuptuar se historia e tyre duhet të ndryshojë njëherë e përgjithmonë dhe ajo ka filluar të ndryshojë. Natyrisht që vështirësitë me të cilët ndeshet Europa, që ndeshet gjithë rendi global, të cilat janë konkrete, të cilat janë ekonomike, të cilat janë sociale, të cilat shoqërohen me papunësi, me probleme në edukimin e fëmijëve, aq më tepër kur këto vijnë nga popuj apo vende që kanë jetuar në ish Jugosllavi, ku përpara 25 apo 30 vitesh falë sistemit që ishte ndërtuar dhe trashëguar një pjesë e njerëzve jetonin shumë më mirë se sot nga pikëpamja ekonomike. Natyrisht të gjitha këto sjellin frustrime të kuptueshme, prandaj ka nevojë Ballkani për më shumë lidership, për të treguar vendosmëri, për të vazhduar ndryshimin e kësaj historie të re, për të treguar vendosmërinë, për të bashkëpunuar dhe për të realizuar një projekt të përbashkët që integron gjithë vendet në BE dhe kjo natyrisht që ka dhe një përgjigje europiane dhe amerikane ndaj Ballkanit në një moment si ky i tanishmi i cili është me shumë sfida, po i cili gjithashtu është pa kthim.
Bugajski : Koha gjithmonë nuk del dhe po shoh që arritëm në pyetjen e fundit. Sikur të kisha edhe pak më shumë kohë. Pyetja e fundit ka të bëjë me politikat e Shteteve të Bashkuara. Si do e vlerësonit rolin e Shteteve të Bashkuara sidomos për politikat e tyre ndaj Shqipërisë në promovimin e demokratizimit, shtetit të së drejtës, korrupsionit, qeverisjes së mirë? Do thonit se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara, e teprojnë me ndërhyrjen, apo s’ndërhyjnë sa duhet? Apo ndërhyrja e tyre është pikërisht ajo e duhura?
Meta :- Unë do të doja të perifrazoja në rast se dhe ai do të më mirëkuptonte, po s’kam kohë që ta pyes dhe ja kërkoj mirëkuptimin në distancë. Një njeri të njohur këtu në Shqipëri dhe politikan i njohur, avokat Spartak Ngjela, ndoshta dhe ju mund ta keni takuar, i cili ka bërë mos gaboj rreth 17 vite burg gjatë sistemit komunist, i cili për këtë çështje thotë, pra pas viteve ’90 kur i kam thënë pse po ndërhyn, apo pse po vepron ky ambasador apo ai ambasador. Ai thoshte që unë kam bërë 17 vjet burg që të ndërhynte ambasadori i Shteteve të Bashkuara në politikën e brendshme të Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se Shqipëria tashmë është një vend i lirë, është një vendi integruar, një vend që nuk ndërton më bunker për tu mbrojtur nga imperializmi amerikan. Madje, Shqipëria nuk ndërton më bunkerë, për tu mbrojtur, për të luftuar dhe për të fituar në të njëjtën kohë ndaj imperializmit amerikan dhe social imperializmit sovjetik, sepse një luftë ndaj Amerikës dhe Rusisë do të ishte më e lehtë se sa vetë ish Bashkimi Sovjetik dhe në këtë drejtim roli i SHBA kanë qenë vendimtar, përcaktues për demokratizimin dhe lirinë e qytetarëve shqiptarë për ndërtimin e një shteti demokratik, që bazohet tek ligji dhe jo tek shkelja e të drejtave të njeriut, tek persekutimi sikurse ndodhi për 50 vite rresht në Shqipëri. Amerika është në Shqipëri sepse Shqipëria është në NATO, Europa është në Shqipëri sepse Shqipëria pjesërisht është në BE dhe dëshiron të jetë një anëtare e denjë me të drejta të barabarta e BE. Ky është një proces kompleks dhe në këtë drejtim roli i SHBA ka qenë përcaktues për demokratizimin e Shqipërisë dhe të gjithë rajonit tonë, për lirinë dhe paqen e shqiptarëve dhe gjithë popujve të Ballkanit. Absolutisht që unë tek ky angazhim i SHBA po dhe i BE shoh vetëm elemente pozitivë, dhe në fund të fundit ky bashkëpunim mes Shqipërisë dhe SHBA, Shqipërisë dhe BE, ka objektiva të përbashkët të cilat janë në radh&