Panairi i qytetareve i pranishem ambasadori Arvizu dhe kryebashkiaku Basha
Dëgjimi i zërit të qytetarëve dhe pjesëmarrja e tyre në vendimarrje në qendër të panairit të të hapur enkas për ta, ku shumë institucione të pushtetit vendor organizata të ndryshme promovuan aktivitetet e tyre ku njëkohësisht qytetarët të kishin mundësi të ndërgjegjesoheshin mbi cështjet aktuale për të fuqizuar qytetarët që të ndërmarrin veprime për të forcuar lidhjen midis komunitetit dhe qeverisjes.
Në këtë panair ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dhuroi policisë së shtetit një automjet në kuadër të projektit që drejtoria e policisë ka në luftën kundër trafiqeve.
I pranishëm në këtë panair ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha i cili i bëri me dije ambasadorit Arvizu vendosmërinë e administratës së Bashkisë së Tiranës për të bashkëpunuar me qytetarët për cdo projekt apo vendimarrje për zhvillimin e kryeqytetit, gje e cila është konkretizyar gjatë këtij viti jo vetëm me takimet e shpeshta me ta, por edhe nëpërmjet konsultimeve për buxhetin dhe projektet që do të realizohen për përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kryeqytetit.
Duke nisur nga data 05.08.2011 deri në datë 15.06.2012, vetëm Kryetari i Bashkisë ka realizuar 41 takime (çdo ditë të premte), gjatë të cilave janë pritur në total 786 qytetarë.
Nisur nga vlerësimi i kërkesave për takim, rezulton se qytetarët gjatë këtyre takimeve kanë trajtuar kryesisht çështje të cilat kanë lidhje me punësimin, strehimin, ndërtimet pa leje, çështje pronësie, shqetësime komunitare (si: shtim të hapësirave të gjelbra, përmirësim i shërbimit në transportin urban, sistemim rrugësh, sistemim rrjeti kanalizimesh, shtimi qendrave të përkujdesit social sipas kategorive të interesuara ose në nevojë), si dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura të Bashkisë së Tiranës.
Të gjitha çështjet e diskutuara gjatë këtyre takimeve janë përcjellë në drejtoritë përgjegjëse, sipas rekomandimeve përkatëse të Kryetarit të Bashkisë. Deri tani rezulton se 591 kërkesa (75%) kanë marrë përgjigje nga strukturat përkatëse, ndërsa 195 kërkesa (25%) janë në trajtim.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës konsultoi buxhetin me banorë të 11 njësive vendore ku u morën prej tyre mendime dhe sygjerime shumë të vlefshme të cilat u bënë pjesë e financimeve nga Buxheti i Bashkisë.
Për rreth një muaj, 3000 qytetarë kanë vizituar maketet për Bulevardin e ri dhe Lumin e Tiranës dhe dhanë me shkrim opinionet, pyetjet dhe sygjerimet e tyre për projektin e Bulevardit të ri dhe Lumit të Tiranës.
Po kështu në muajin korrik nisin konsultimet me qytetarët dhe grupet e interesit për Planin e ri Urbanistik të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka vendosur që këto konsultime të zgjasin deri në muajin shtator në mënyrë që çdo qytetar të këtë mundësi të japë mendimin e tij.
Një rubrikë funksionon në faqen zyrtare të Bashkisë, “Rregulloj qytetin tim” ku çdo qytetar i Tiranës mund të shprehë shqetësimin për problemin që has në rrugën apo në lagjen e tij.