E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në burg, izolohet Zani Çaushi

Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë paradites së sotme Zani Çaushi dhe dy të burgosurve të tjerë që vuajnë dënimin në burgun e Korçës janë përfshir në një konflikt fizik.

Nuk dihen ende motivet e sherrit, ndërsa nuk bëhen publike emrat e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë zënkë. Sipas burimeve policore mësohet se pasi kanë vënë në qetësi situatën, gardianët kanë izoluar të dënuarin me burgim të përjetshëm Zani Çaushi. Çaushi u transferua në burgun e këtij qyteti pas incidenteve në Burrel e Peqin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›