Ditëlindja e dështuar

Të enjten në mbrëmje, ashtu si edhe ka dalë në modë së fundmi, këngëtarët kanë filluar të festojnë me të madhe ditëlindjet e tyre, qoftë edhe kur ato nuk janë përvjetorë. Mbrëmja e fundit ishte këngëtarja nga Kosova, fituese e “Top Fest 6” dhe me një zë të veçantë, Linda Halimi.
22-vjetori i saj u festua në një festë, në një prej lokaleve të zonës së ish-bllokut në Tiranë. Edhe pse festa ishte planifikuar të niste në orën 22:00 të mbrëmjes, vetë Linda erdhi me vonesë dhe të ftuarit “u detyruan” të prisnin të zonjën e sebepit. Por kjo nuk ishte asnjë gjë, para zhgënjimit që pësoi gjatë ditëlindjes këngëtarja Halimi.
Pikërisht, mungesa e të ftuarve! Këngëtarja e re, (e cila u përjashtua nga edicioni i fundit i Festivalit “Kënga Magjike”) kishte ftuar mjaft artistë në ditëlindje. Por të paktë ishin emrat e atyre që mbërritën në festë. Kështu, përveç Rozana Radit, vëllezërve korçarë, Endri dhe Stefi, Eugent Buçpapajt, Ronela Hajatit dhe sigurisht “miqve të ri”, të dalë nga edicioni i fundit i “Big Brother”, nuk mbërriti asnjë këngëtar.
E Linda i kishte ftuar të gjithë në fakt, nga Kosova e Shqipëria. Të ftuarit e munguar ishin Ramize Osmani, Gili, Genta Ismajli, Blero, Hekuran Krasniqi, Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Ingrid Gjoni, Çiljeta Xhilaga, Juliana Pasha… e mjaft të tjerë, të cilët sigurisht për arsye të forta, nuk mundën të ishin në ditëlindjen e 22-vjeçares… Nga ana tjetër këngëtarja është thënë se është në lidhje em Olsin e Big Brother albania.