E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Vrasja e Osamës tregon se SHBA, mendon atë që thotë!

Për herë të parë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama do të marri pjesë sot në Ground Zero në Manhatan për të kujtuar viktimat të cilët humbën jeten ne sulmet e 11 shtatorit te kullat binjake. Obama do të shkojë tek Grand Zero, katër ditë pasi forcat amerikane vranë udheheqesin e al-Kaidës, Osama Bin Laden në Pakistan. Vizita vjen një ditë, pasi kreu i Shtëpisë së Bardhë tha së fotografitë e trupit të vrarë të Bin Laden nuk do të bëhen publike.
 

Udhëheqësi i al-Kaedës u vra nga forcat speciale amerikane në Pakistan ditën e hënë. Trupi i tij u varros më pas në det nga një aeroplan mbajtëse amerikane, ku edhe iu bënë disa rite fetare sipas traditës muslimane. Ushtria pakistaneze të enjten ka pranuar "mangësi" për dështimin për të gjetur Bin Laden dhe ka thënë se do të nisë një hetim për mënyrën se si ka mundur të qëndrojë kryeterroristi në Pakistan pa u vënë re nga shërbimi sekret pakistanez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›