Rusi: Dënohen 19 nacionalistë për vrasje me motive raciste
Gjykata ruse në Sankt Peterburg ka dënuar sot 19 nacionalistë të ekstremit të djathtë për dy vrasje dhe sulme me motive raciste.
Raportohet se udhëheqësi i grupit është dënuar me nëntë vjet burg, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës, kanë marrë dënime me shtatë vite burg.
Grupi u dënua për 12 krime mbi bazë të urrejtjes të kryera në vitin 2007 kundër njerëzve me pamje jo sllave, përfshirë vrasjen e një armeni dhe një uzbeku.
Prokurorët thanë se banda i regjistronte shumicën e sulmeve dhe i postonte në internet.