Gazetari moldav lirohet nga burgu

Gazetari moldav, Ernest Vardanean, i cili vuante dënimin me 15 vjet burg për spiunazh, është liruar sot nga burgu pas faljes së liderit të rajonit separatist të Transnistrisë.
Gruaja e tij Irina i konfirmoi shërbimit për Moldavinë në Radion “Evropa e Lirë” se gazetari është kthyer në shtëpinë e vet në Tiraspol, kryeqytet i rajonit separatist.
30 vjeçari u arrestua në Tiraspol në prill 2010 dhe u dënua me burg në muajin dhjetor. Vardanean punonte për "Novii Region", një agjenci ruse të lajmeve, e cila është kritike e autoriteteve të Transnistrisë.