E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja për parkimin, arrestohet Kullaj

Xhemal Kullaj, vjeç 53, banues në Bordo-Francë u arrestua dje në Sarandë si i dyshuar për vrasjen e shtetasit grek Kostandinos Karadhimas, një ditë më parë. Kullaj, i cili ka qënë i shoqëruar nga familjarë të tij, u arrestua

pasi është i dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të shtetasit grek.

Ngjarja me fund tragjik ka ndodhur të mërkurën rreth mbrëmjes në parkingun e hotelit “Olimpia” në lagjen nr.1 në Sarandë, ku të dy shtetasit ishin rezidentë. Komisariati i Vlorës njoftoi dje se dy shtetasit kanë qenë duke parkuar automjetet e tyre në parking, përkatësisht automjetin tip Nisan me targa greke MIB 3235, shtetasi Kostandinos Karadhimas; dhe automjetin tip Peugeot 407 AK 244 TG shtetasi Xhemal Kullaj. Për një problem parkimi dhe në bisedë e sipër kur bashkëshortja e Kostandinit po rregullonte parkimin e mjetit të saj, ky shtetas ka rënë në tokë pa ndjenja. Ai është transportuar menjëherë për në spitalin e Sarandës ku ka vdekur. Policia shton se po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›