E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

TIRANE-Një aksident rrugor më pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në mesditë në autostradën Tiranë-Durrës.
Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor që po tentonte të kalonte në krahun tjetër të autostradës.
Aksidenti shkaktoi trafik të pazakontë për disa minuta, por më pas cdo gjë u normalizua. Viktima dyshohet të jetë banor i zonës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›