E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr në plazhin e Sarandës, plagoset me thikë 1 person

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, ku pas një grindje është plagosur me thikë Ermal Kodri, 29-vjeç.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka transportuar 29-vjeçarin në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas policisë Kodri është plagosur me thikë në bark, ndërsa nuk dihen ende autorët.

Bashkë me enigmën e autorëve mbeten të paqarta edhe motivet e grindjes mes tyre, ndërkaq policia ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›