E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, kapen 250 kg drogë, në pranga 2 shqiptarë

Sekuestrohen 250 kg drogë në Brindisi. Mediat italiane raportojnë se Guarda di Finanza ka sekuestruar një natë më parë në brigjet e Brindisit 250 kg marijuanë, e cila ishte transportuar me memotoskaf.
 

Policia italiane ka bllokuar mjetin e lundrimit, ndërsa ka bërë të mundur dhe arrestimin e poseduesve, 32 dhe 25 vjeç , të dy shtetas shqiptarë nga qyteti i Durrësit, nën akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sasia e drogës dyshohet se transportohet nga Shqipëria për në Itali, ndërsa mendohet se kap vlerën e dy milionë eurove.
 

Ky operacion është i treti brenda pak ditësh, pas dy operacioneve të ditëve më parë, ku u vunë në pranga disa shqiptarë dhe u sekuestruan sasi të mëdha droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›